Me tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës, zgjedhjet në këtë bashki do të përsëriten, e gjithë çështja është se kur.
Pjetri u zgjodh në krye të Shkodrës si rezultat i zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat u shfuqizuan me dekret nga presidenti Ilir Meta. Opozita braktisi 30 qershorin, ndërkohë që Meta dekretoi 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet lokale, por ky vendim nuk u pranua nga Partia Socialiste.
Me tërheqjen e Pjetrit, sërish topi kalon te presidenti Meta. Në një situatë normale politike, presidenti do duhet të nxirrte një dekret për zgjedhje të reja në Shkodër, por Meta nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe për rrjedhojë nuk njeh as procesin e tërheqjes së Pjetrit. E vetmja datë për presidentin është 13 tetori.
Në këtë situatë pritet me interes reagimi i Partisë Socialiste, e cila mund të gjendet përpara 13 tetorit si datë e vetme për zgjedhjet në Shkodër, që sipas presidentit është datë e ligjshme për zgjedhjet edhe në 60 bashkitë e tjera.
Nga ana tjetër është opozita që nuk pranon zgjedhje të pjesshme për Shkodrën. Dy aleatët të Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Agrare Ambientaliste konfirmuan për Top Channel se nuk do të marrin pjesë në përsëritjen e një palë zgjedhjeve, të cilat s’i kanë njohur kurrë.
“Nuk ka pasur zgjedhje më 30 qershor, kishte votime moniste të Partisë Socialiste dhe Ramës. Zgjedhjet lokale janë më 13 tetor nëse zgjedhjet lokale në Shkodër mbahen në 13 tetor, LSI e ka bërë regjistrimin në respekt të dekretit presidencial,” tha Endrit Braimallari i LSI.
“Është e njëjta histori nuk është problem date, por standardesh. Do vijojë e njëjta histori. Do ketë zgjedhje të pjesshme vetëm me mazhorancën. Nuk ndryshon asgjë, vetëm i jep armë opozitës në argumentet e saj për të vijuar rrugën që ka nisur me protesta”, tha kreu i PAA, Agron Duka.
Partia Demokratike, e cila zbuloi dënimin e fshehur të Valdrin Pjetrit në Itali, nuk është shprehur për zgjedhjet e pjesshme. Edhe sa i përket 13 tetorit, PD nuk është regjistruar në KQZ, por kryetari i saj, Lulzim Basha i konsideron të ligjshme zgjedhjet lokale në atë datë./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë