A është shafrani i Indisë ilaçi natyral që lufton Alzheimerin: Çka thonë studimet e fundit?
Pavarësisht nga miliardat e shpenzuara për kërkime, nuk është gjetur ende asnjë trajtim efektiv për të luftuar progresin e sëmundjes së Alzheimerit
Megjithatë, ekzistojnë ilaçe, si dhe një përbërës që gjendet në ushqimoret tona, që mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave.
Edhe pse në formë jozyrtare, nga studimet e bëra me erëzën turmerik janë raportuar disa përfitime mbresëlënëse.
Të dhënat më të mira që kemi për ndikimin e erëzave në luftimin e Alzheimerit, lidhen me shafranin.
Një erëz që vjen nga lulja crocus sativus, shafrani duket se ndikon në reduktimin e simptomave të sëmundjes.
Në një studim gjashtëmbëdhjetë javor te pacientët me Alzheimer, ata me çrregullime të lehta dhe të moderuara mendore që konsumuan kapsula shafrani, shfaqën funksione konjitive shumë më të mira se ata që pinin pilula.
Po sikur ta krahasojmë shafranin me ilaçin më të njohur në treg të Alzheimerit, donepezilin (i cili zakonisht tregtohet nën emrin e markës “Aricept”)?
Një studim i fshehtë (ku as studiuesit dhe as subjektet nuk e dinin se kush konsumonte pilulën dhe kush erëzën, deri në daljen e rezultateve përfundimtare), zbuloi se shafrani është po aq efektiv në kurimin e simptomave të Alzheimerit, sa edhe ilaçi kryesor që përdoret për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Fatkeqësisht, edhe pse funksionon njësoj si ilaçi, nuk e kuron dot këtë sëmundje, por të paktën personi nuk rrezikon të vuajë efektet anësore të ilaçit, si: përzierjet, të vjellat dhe diarrenë.
Edhe pse nuk është vërtetuar që shafrani ndikon në frenimin e progresit të Alzheimerit, nëse njihni dikë që vuan nga kjo sëmundje, mund ta ndihmoni duke i gatuar rregullisht me shafran. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'