LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Në Maqedoni sundon regjimi totalitar që përndjek secilin kundërshtar të Zaevit

OBRM-PDUKM: Në Maqedoni sundon regjimi totalitar që përndjek secilin kundërshtar të Zaevit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thotë se “me Republikën e Maqedonisë sundon regjimi totalitar dhe kriminal që përndjek secilin që nuk pajtohet me despotin Zoran Zaev”.

“Sistemi gjyqësor është kapur nga i amnistuari Zaev dhe grupi i tij kriminal dhe shërben vetëm për dënimin e kundërshtarëve të tij politik”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së duke shtuar se Maqedonia është vendi që bën përndjekje politike dhe këtë e vërtetoi edhe Suedia kur refuzoi të ekstradojë një nga të akuzuarit e 27 prillit me arsyetim se rasti është i montuar politik, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM përmendin deklaratën e Blerim Bexhetit ndaj kryeministrit Zaev duke thënë se kjo është edhe një vërtetim shtesë se Zaev kontrollon gjyqësinë.


“Në situatë kur Evropa nga ne kërkon gjyqësi të pavarur, Del Zaev ndërhyn në sistemin gjyqësor dhe nën kontroll mban gjykatësit dhe prokurorët në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Ata përmendin incizimet për rastin ‘Haraçi’ duke thënë se nuk ka qytetarët janë të mendimit se Zaev është në krye të këtij krimi dhe se e gjithë Evropa e komenton realitetin kriminal që po ndodh në Maqedoni.

“Përgjegjësi për gjithë këtë duhet të ketë”, thuhet në fund të kumtesës duke thënë se Zaev dhe LSDM duhet që menjëherë të ikin në mënyrë që të kthehet drejtësia dhe sundimi i së drejtës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori