LAJMI I FUNDIT:

Bien temperaturat në Kosovë, shi dhe shkarkime rrufesh në disa qytete

Bien temperaturat në Kosovë, shi dhe shkarkime rrufesh në disa qytete

Vala e të nxehtit e cila kishte përfshirë vendin tonë tash e sa ditë duket se ka marrë fund pasditen e sotme  (e mërkurë 14 gusht).

Në shumicën e komunave të Kosovës ka filluar të ketë reshje shiu, shkarkime rrufesh si dhe në disa vende raportohet të ketë edhe erë më të fortë.

Në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Lipjan, Suharekë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Klinë  temperaturat kanë pësuar ndryshime rreth orës 16:00, transmeton Telegrafi.


Më poshtë mund t’i shihni disa nga pamjet e publikuar nga qytetarët:

Ndërkohë, temperaturat e larta që kanë mbizotëruar këtyre ditëve në Kosovë kanë ndikuar që shumë persona të kenë probleme shëndetësore. Vetëm gjatë vikendit rreth 500 njerëz kanë kërkuar ndihmë në QKUK.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se temperaturat do të shënojnë rënie gjatë kësaj jave.

Ai ka thënë se temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të jetë nga 22 deri në 25 gradë celsius./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori