LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model 3 eksplodoi pas përplasjes, gjatë lëvizjes me vet vozitje të asistuar nga shoferi

Tesla Model 3 eksplodoi pas përplasjes, gjatë lëvizjes me vet vozitje të asistuar nga shoferi

Në momentin e përplasjes, makina ka eksploduar dhe u përfshi nga flakët, mirëpo shoferi shpëtoi

Alexei Tretyakov ishte duke vozitur një Tesla Model 3 në një autostradë të Moskës së Rusisë, ku u përplas me një kamion të parkuar, që nuk arriti ta shihte, transmeton Telegrafi.

Përplasja ka bërë që makina elektrike të eksplodoi dhe të përfshihet nga flakët, por shoferi arriti të shpëtonte, megjithëse me këmbë të thyer, ndërsa të dy fëmijët e tij pësuan vetëm gërvishtje të lehta.


Makina ka qenë duke lëvizur me rreth 100 kilometra në orë, në sistemin e vet vozitjes së asistuar nga shoferi, që nënkupton se ai ishte duke e mbajtur timonin. Derisa po digjej, janë dëgjuar edhe disa eksplodime, ndërsa kur janë shuar flakët, nga Tesla Model 3 nuk kishte mbetur më asgjë.

Shoferi ka pranuar se nuk e ka parë kamionin e parkuar, derisa po bëhen hetime se si është përfshirë kaq shpejtë nga flakët, makinë që ishte e re dhe në gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/

https://youtu.be/CrHNj42AzRE