LAJMI I FUNDIT:

Gjilani me aktivitete të ndryshme shënon “Ditën e Rinisë”

Gjilani me aktivitete të ndryshme shënon “Ditën e Rinisë”

Komuna e Gjilanit ka shënuar sot 12 gushtin, Ditën e Rinisë, me një pjesëmarrje të gjerë të të rinjve në fushën e artit, muzikës, letërsisë dhe sportit, duke përçuar kështu mesazhin e rinisë aktive që Gjilani e ka në vazhdimësi.

Sipas njoftimit për media në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe kryetari Lutfi Haziri, i cili ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme me qëllim të zhvillimit të talentit që kanë të rinjtë gjilanas.


“Veçantia e këtij viti janë klubi i lexuesve të rijnë. Biblioteka ‘Fan S. Noli’, është përkthyer në godinë dhe hapësirë për shfrytëzim shumëkulturor dhe për interesim shumë të madh edhe të të rinjve dhe studentëve. Përpos këtij klubi kemi edhe karateistët e rijnë të cilët janë kampion dhe shpresë olimpike dhe kampioni U21 më të mirë në kategorinë e studentëve. Gjithashtu pjesëmarrje e gjerë edhe në mesin e të rinjve janë talentet nga fusha e muzikës, artit, muzikës dhe gjitha grupmoshat nga Gjilani e bartin markën e kampionit të cilët ne do të vazhdojmë ti mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme financiare”, ka thënë Haziri.

Kurse nga ana e saj drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se drejtoria me mbështetjen e kryetarit Haziri, ka bërë që ky aktivitet me të rinjtë të jetë shkak i fuqishëm për shënimin më të mirë të mundshëm të 12 gushtit ditës së rinisë.

“Bashkërisht kemi parë talentin e madh që kanë të rinjtë e Gjilanit nga të gjitha fushat. Gjithashtu këtyre ditëve të rinjtë janë mbledhur në festivalin ANGROS, që e bëjnë qytetin tonë një gjallëri të madhe për të rinjtë në përgjithësi dhe kulturën qytetare e cila është një vlerë e Komunës tonë”, ka thënë mes tjerash ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori