LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur ost rreth orës 10:30 në Skenderaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident janë lënduar pesë persona.


“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 10:30 në Skenderaj. Të përfshira në aksident dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skënderaj, më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/