LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski shprehet i zhgënjyer nga prokurorët që ikën për pushime

Pendarovski shprehet i zhgënjyer nga prokurorët që ikën për pushime

Nëpërmjet një konference për shtyp, kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski foli për ngjarjet e fundit për rastin ‘Haraçi’ dukekritikuar prokurorët për pushimet që i kanë marrë dhe duke shprehur revoltën e tij.

“Unë personalisht, që prej fillimit të aferës ‘Haraçi’ e thash qëndrimin se jam i zhgënjyer nga ajo që dëgjoja dhe bëra thirrje për hetim të shpejtë. Në vend të kësaj, ata që ishin kompetent shkuan në pushim vjetor sikur të ishte gjendje normale. Audio-incizimet që shpërndahen nëpër media nxisin zhgënjim të thellë te të gjithë qytetarët, posaçërisht ata që me vite dhe me trysni të vazhdueshme dhe kërcënime nga pushteti i kaluar protestuan për drejtësi. Revolta te qytetarët është e madhe dhe në mënyrë të plotë i arsyetuar”, tha Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai kërkoi që në mënyrë efektive të përfundojë hetimi dhe nëse ka dëshmi të akuzohen që të gjithë pa përjashtim.


Pendarovski theksoi se si kryetar është i obliguar të mbrojë interesat shtetërore dhe qytetarët e e vendit, prosperitetin dhe sigurinë si dhe realizimin e qëllimeve politike-strategjike siç janë avancimi drejt NATO-s dhe BE-së./Telegrafi/