LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Afera ‘Haraçi ka paralizuar shtetin

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Afera ‘Haraçi ka paralizuar shtetin

Nëpërmjet një njoftimi të Lidhjes Demokratike të Maqedonisë thuhet se “Mega-skandali ‘Haraçi’ ku përfshihen politikanë, prokurorë, gjykatës, biznesmenë, gazetarë dhe kriminelë tjerë, e paralizuan shtetin dhe sistemin gjyqësor”.

“Kuvendi është në pushim, dhe duhej që deri tani të mbahet seancë e jashtëzakonshme që të bisedohet për gjendjen në Prokurorinë Speciale Publike, të shkarkojë Katica Janevën dhe të sjell ligje me çka PSP-së i vazhdohet puna në PTHP, me pavarësi të madhe, por edhe mekanizma kontrollues ndaj punës së tyre”, thuhet në njoftimin e partisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Qeveria është dashur të kërkojnë nga MPB, Policia Financiare, Drejtoria për zbulime financiare, Drejtori për të hyra publike dhe Agjencia për siguri kombëtare në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike, të zbatojnë hetim dhe të gjithë të përfshirët të dalin para drejtësisë.


“Në kushte kur shtetin e dridh tërmeti politik kriminal, është e palejueshme që të gjithë të jenë në pushim”, thuhet në njoftimin e LDM-së duke shtuar se me pushim jepet mundësi të fshihen dëshmitë, të ndikohet ndaj dëshmitarëve, paratë e kërcënimeve të zhvendosen jashtë Maqedonisë dhe vendi të shpallet si shtet mafioz.

Sipas tyre, ku skandal dëshmoi se janë shkundur themelet e shtetit dhe se për këtë duhet të merret përgjegjësi penale dhe politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori