LAJMI I FUNDIT:

Televizioni brazilian, dokumentar për bukuritë natyrore dhe kulturën shqiptare

Televizioni brazilian, dokumentar për bukuritë natyrore dhe kulturën shqiptare

TV Globo, një nga televizionet më të mëdha në Amerikën latine, i ka kushtuar kohë dhe vëmendje Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke thurur jo pak lavde për bukuritë natyrore, historinë dhe traditat e vendit tonë.

Gazetarja Gloria Maria, ka vizituar Shqipërinë dhe ka përgatitur një dokumentar 40 minutësh kushtuar pasurive natyrore dhe kulturës së shqipërisë, që siç thotë ajo, po rilind pa e humbur identitetin.

Në rrugëtimin e saj përmes Shqipërisë, Gloria Maria, thotë se është njohur me njerëz karizmatikë, por edhe me kuzhinën e pasur që në vetvete ruan traditat e më shumë se 10 shekujve. Ajo përmend bukën e pjekur në prush apo tavën e kosit me mish qengji.


Gazetarja mrekullohet edhe nga historia e vendit tonë, që sic shprehet, shfaqet në tradita si muzika polifonike, që është pjesë e trashëgimive botërore të UNESCO-s dhe në arkitekturë, me rrënojat që kanë qenë dëshmitare të kalimit të pesë qytetërimeve, shkruan Top Channel.

Kamera e ekipit brazilian ndalet edhe në qytetin e beratit, një relike e perandorisë otomane; bunkerin ku diktatori komunist do të mbrohej nga sulmet dhe tek besimet fetare në vend, që ishin të ndaluara për gjysmë shekulli por që tani jetojnë në harmoni me njëri tjetrin.

Globo është televizioni më i madh komercial në Amerikën latine dhe i dyti më i madh në botë, pas amerikanit ABC. Globo tv është edhe prodhuesi më i madh i telenovelave braziliane.

Për të parë kronikën që prezanton dokumentarin e televizionit brazilina klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori