LAJMI I FUNDIT:

Hetim kundër një personi për shitje të drogës në Shkup

Hetim kundër një personi për shitje të drogës në Shkup

Prokuroria Themelore Publike sot dha urdhër për zbatim të hetimit kundër një personi i dyshuar për shitje të drogës.

“30 vjeçari i dyshuar më 7 gusht në shtëpinë ku ka banuar në rrugën ‘Kiro Krstevsi-Platnik’ në Shkup pa leje ka pasur drogë marihuanë në dy qese në total 52.48 gramë, degë të kanabisit prej 9.34 gramë, dhe 13 fara të kanabisit si dhe katër copa tabletë të thyer buprenofin. Gjatë kontrollit, nga ana e autoriteteve është marrë edhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Duke vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore, përkatësisht se ekzistojnë rrethana të rrezikut se i dyshuari do të arratiset dhe do ta përsërisë veprën penale, prokurori Publik tek gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori