Meshkujt kanë fituar një reputacion se i ekzagjerojnë nivelet e ankesave kur sëmuren, e madje edhe kur e kanë “vetëm gripin”.
Fjalorët e definojnë termin “grip” si sëmundje e ngjashme me ftohjen, i cili nuk është serioz por që mund të jetë më i fortë nëse personi që vuan nga gripi është mashkull, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë kryer disa eksperimente dhe kanë konstatuar se femrat mund të kenë sistem më të fortë të imunitetit sesa meshkujt për shkak të hormonit femëror, estradiolit.
Ky hulumtim gjithashtu ka zbuluar se meshkujt përjetojnë probleme më të këqija kur vuajnë nga sëmundjet respiratore. Fakti është se, testosteroni i meshkujve ka një efekt imunosupresiv, i cili mund të ndikojë në performancën e vaksinave të gripit dhe i bën meshkujt më të prirë të kërkojnë ndihmë në spital.
Por, a i ekzagjerojnë në të vërtetë meshkujt ankesat kur e kanë gripin?
Roli që hormonet e luajnë në sistemin tonë të imunitetit është një prej gjërave në të cilat është përqendruar më së shumti ky hulumtim.
Te femrat, estradioli vepron si agjent imuno-mbrojtës, që është arsye se përse ato janë më pak të prira të sëmuren nga gripi apo të ftohen.
Në anën tjetër, testosteroni te meshkujt veproni si imuno-supresor, që i bën ata më të prirë të sëmuren nga gripi dhe në nivel më të lartë sesa femrat.
Për këto arsye, meshkujt vërtet se vuajnë më shumë nga gripi sesa femrat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit