Kolona të gjata deri në dy kilometra e gjysmë janë krijuar në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat më të gjata janë shkaktuar në Merdare deri në 2000 metra ndërsa pritjet deri në katër orë e gjysmë në dalje ndërsa në hyrje deri në 40 minuta, shkruan Telegrafi.
Po ashtu kolona janë shkaktuar edhe në Jarinje deri në 500 metra në dalje ndërsa në hyrje deri në 40 metra. Kurse pritjet deri në dy orë në dalje ndërsa në hyrje deri në gjysmë ore.
Kurse te Dheu i Bardhë deri në 200 metra në hyrje dhe në dalje, kurse pritjet deri në gjysmë ore.
Sipas njoftimit të kësaj qendre kolona deri në 100 metra janë shkaktuar edhe në Muçibabë dhe Mutivodë, ndërsa pritjet janë deri në një orë.
Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Ndryshe Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, Shaban Guda, sot ka vizituar Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.
Sipas njoftimit për media, ministri Mustafa ua ka hedhur fajin palës serbe për krijimin e kolonave në këtë pikë.
“Kolonat në këtë pikë-kalim kufitar vijnë si rezultat i palës serbe e cila nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit, ndërsa pala kosovare po punon me kapacitete të shtuara, probleme tek pala kosovare nuk ka, për një veturë pritja në pikë kontrollin e Kosovës zgjatë 3-5 minuta. Gjithashtu pala serbe ende nuk është transferuar në objektin e ri të Pikës së Përbashkët Kufitare në Merdare që është ndërtuar nga UNOPS-i”, tha Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?