Partitë opozitare shqiptare: Të zbardhet deri në fund e vërteta për rastin “Haraçi”
Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar në lidhje me videon e cila u publikua sot nga gazeta italiane “La Verida”, e që ka të bëjë me rastin “Haraçi” të cilin e hapi Prokuroria Themelore Publike.
Nga ASH dhe Lëvizja Besa kërkojnë që hetimet për këtë rast të vazhdojnë deri në fund dhe përgjegjësit kryesor të dalin para drejtësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sa i përket video materialit të publikuar në rrjetet sociale për rastin ‘reket’ qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është si në vijim: -Kërkojmë që sa më shpejtë të ndërmerren të gjitha masat ligjore që të zbardhet i gjithë procesi si dhe të zgjerohet hetimi. Njëkohësisht kërkojmë që të hapen hetime për të gjithë lëndët të cilat janë në procedurë parahetimore siç është lënda ‘Pacienti’ dhe të tjerat. Rasti ‘Haraçi’ është fakt i mjaftueshëm se të gjitha ato raste janë të dështuara për shkak të ‘reketit’ kurse video materiali i cili u publikua sot e vërteton të njëjtën. Aleanca për Shqiptarët edhe një herë e përsërit qëndrimin për ‘Prokuror nga BE-ja’’ si një zgjidhje për dalje nga qorrsokaku në të cilin gjendet sistemi ynë i drejtësisë”, thonë nga ASH.
Ndërsa nga Lëvizja Besa thonë se video e sotme është alarm urgjent që Prokuroria Publike të veprojë sa më parë dhe të mos lejojë që të përfshirët në këtë rast të shfrytëzojnë mekanizma të ndryshëm për të shtrembëruar faktet në lidhje me këtë rast.
“Skandalet në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të ndalur, dhe kjo po dëshmohet me rastin e fundit ‘’Zhvatja’’ ku dyshohet për një implikim edhe të zyrtarëve të lartë të Prokurorisë Publike Speciale. Për Lëvizjen Besa, prolongimi i hetimit për raste si “haraçi” janë dëshmi se ende në Maqedoninë e Veriut kemi sistem juridik të partizuar dhe në shërbim të krimit dhe korrupsionit. Prandaj kërkojmë urgjentisht zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe vendosjen para drejtësisë të gjithë atyre që në forme direkte apo indirekte janë të përfshirë në këtë rast i cili dëmton rëndë kredibilitetin e Prokurorisë Speciale, institucion ky i cili duhej të ishte garant i vendosjes së shtetit të së drejtës”, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj