Më shumë se 2.5 milionë muslimanë do të nisin të premten pelegrinazhin e përvitshëm të haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve.
Turma besimtarësh kanë nisur të mblidhen në Mekë, që përpara haxhit, një nga eventet që kulmon kalendarin islamik. Autoritetet raportojnë se më shumë se 1.8 milionë vizitorë kanë hyrë në vend deri mesditën e së mërkurës.
Turma besimtarësh nga e gjithë bota, të veshur me të bardha po enden në qytetin e shenjtë, në perëndim të mbretërisë ultrakonservatore. Pelegrinazhi ka disa rite fetare që kanë mbetur të pandryshuara që nga themelimi i islamit, 14 shekuj më parë.
“Islami na bashkon. Ne jemi të gjithë këtu dhe unë jam shumë i lumtur. Po kënaqem shumë.” shprehet dikush.
Haxhi përbën një nga pesë shtyllat e islamit dhe myslimanët duhet ta realizojnë të paktën një herë në jetë, gjithmonë nëse munden ta përballojnë. Në Mekë ndodhet Qabeja, një strukturë kubike në ngjyrë të zezë, e lyer në ar, dhe që qëndron në zemër të xhamisë, e cila dallon prej minareve të saj otomane.
Myslimanët drejtohen nga Qabeja kur falen pesë herë në ditë, ndërkohë që pelegrinët ecin rrotull Qabesë shtatë herë dhe performojnë një numër ritesh të shenjta. Gjithçka ndodh në temperatura që i kalojnë 40 gradë Celsius, çka e bën jo pak të vështirë pelegrinazhin.
Ndërkohë autoritetet kanë marrë masa për të evituar përsëritjen e katastrofave të mëhershme si ajo e 2015- s kur 2300 besimtarë humbën jetën të shkelur me këmbë nga njëri- tjetri, tragjedia më e madhe kjo në historinë e haxhit. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City