LAJMI I FUNDIT:

Genc Prelvukaj reagon ndaj kritikëve për skenat provokuese në klipin e ri

Genc Prelvukaj reagon ndaj kritikëve për skenat provokuese në klipin e ri

Genc Prelvukaj dje (e martë), ka publikuar këngën e re të titulluar “Dilema”. 

Ky projekt i reperit shqiptar vjen i realizuar me klip, për të cilin mori kritika të shumta për skenat provokuese.

Si rrjedhojë, 38-vjeçari ka bërë një sqarim për të gjithë fansat e tij, pasi mori mesazhe të shumta në rrjetet sociale.


https://www.instagram.com/p/B00ticpn61z/

“Shumë mesazhe në inbox për videospotin. Dikujt i pëlqen shumë e dikujt jo. Për shkak të respektit po e shkruaj këtë sqarim për ata që kanë dyshime ose kritika. E para: Nuk ekziston asnjë punë në muzikë që përmbledh të gjithë njerëzit. Çdo herë secili material i ka përkrahësit e vet e kritikuesit po ashtu. E dyta: Është punë shijesh. Kur publikova klipet A t’mer malli, 365, Pa ty etj kishte njerëz që më kritikonin me fjalët ‘pse maleve’ dhe kërkonin diçka më provokative. Tani kur e servoj provokativen pjesa tjetër kritikon. E treta: YouTube nuk lejon skena të ekzagjeruara. Një pjesë e bllokon komplet ndërsa pjesën tjetër nuk e monetizon. Në rastin e Dilemës YouTube e ka lejuar dhe monetizuar kështu që është cilësuar si video brenda normave etike. E katërta: Nëse videoklipi nuk ju ka pëlqyer dëgjojeni këngën sepse në fund të fundit këngët mbahen në mend dhe jo klipet. E pesta: Faleminderit juve që përkundër shijeve të ndryshme vlerësoni punën time ndër vite” , ka shkruar ai në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Genc Prelvukaj publikon këngën e re "Dilema"
Lexo po ashtu Genc Prelvukaj publikon këngën e re "Dilema"

Krahas projekteve, Genci po vazhdon të jetë mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Magazina
Kalo në kategori