LAJMI I FUNDIT:

Rouhani: Lufta me Iranin është ‘nëna e të gjitha luftërave’

Rouhani: Lufta me Iranin është ‘nëna e të gjitha luftërave’

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi sot se lufta me Iranin është ‘nëna e të gjitha luftërave’ dhe paralajmëroi edhe një herë se anijet mund të mos jenë të sigurta në ngushticën e Hormuzit.

Ai këto komente i bëri në televizionin shtetëror, duke vënë në dukje se paqja me Iranin është ‘nëna e gjithë paqes’.


Rouhani shtoi se nëse SHBA dëshiron të negociojë me Iranin, ata duhet të heqin sanksionet, duke theksuar se Iranit duhet t’i lejohet të eksportojë naftë.

“Ngushtica e Hormuzit nuk mund të jetë e lirë për juve për kalim, ndërsa Gjibraltari të mos jetë për ne,” tha Rouhani.

Rreth një e pesta e transportit botëror të naftës bëhet përmes ngushticës strategjike Hormuz.

Incidenti i fundit ndodhi të dielën kur një roje iraniane kapi një cisternë irakiane, për të cilin thanë se po bënte kontrabandë nafte dhe arrestoi shtatë anëtarë të ekuipazhit me këtë rast. /kp/Telegrafi/