LAJMI I FUNDIT:

PDK kësaj radhe nuk do ta dorëzojë postin e kryeministrit, Hoti thotë se kjo parti është si prind për partitë tjera

PDK kësaj radhe nuk do ta dorëzojë postin e kryeministrit, Hoti thotë se kjo parti është si prind për partitë tjera

Njësoj sikur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 edhe këtë vit lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të synojë postin e kryeministrit.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i tij si shef i ekzekutivit,  PDK do të ketë kandidat Kadri Veselin për kryeministër të Kosovës.

Kështu ka theksuar nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti për Telegrafin.


“Çështja e zgjedhjeve të parakohshme është një e mirë që të gjitha partitë janë pajtuar që të ndodhin. Ndërkaq që para zgjedhjeve të parakohshme, Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur kandidatin e saj për kryeministër. Në këtë drejtim, PDK e ka liderin e saj për kryeministër të Kosovës”, ka potencuar Hoti.

Duke folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme, Hoti tha PDK i jep kuptim vendimmarrjes në shtet-formësimin e Kosovës.

“PDK deshëm apo nuk deshëm të pranojmë ne apo kundërshtarët politikë PDK është kërthiza e vendimmarrjes së skenës politike në Kosovë. Kjo nuk do të thotë se ne jemi të pagabueshëm  se ne  jemi gjithmonë më të mirët por kjo do të thotë se PDK i jep kuptim vendimmarrjes në shtet-formësimin e Kosovës. PDK i  jep kuptim zhvillimit ekonomik të Kosovës, PDK i fuqizon edhe të tjerët duke i marrë ndonjëherë me vete e duke iu dhënë poste”, ka thënë ai gjatë deklaratës së dhënë Telegrafit.

Nënkryetari Hoti në fund tha se ” PDK është prindër që kujdeset për fëmijët e vetë, në këtë rast për partitë tjera”.

Ndërkohë, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë më 22 gusht.

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit është marrë gjatë ditës së djeshme pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Shpërndarja e Kuvendit i jep mundësi Presidenti automatikisht që të caktojë datën e zgjedhjeve. E kam thënë me bindje të plotë, edhe sot e them, se e vetmja zgjidhje janë qytetarët e vendit tonë, dhe janë zgjedhjet. Ato nuk janë vetëm opsion apo alternativë, por vendim i duhur për qytetarët. Me këtë vendim kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme.

Theksojmë se, zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkak për të cilën u bë thirrja e Gjykatës Speciale për intervistim.

Haradinaj, kishte thënë se në Hagë do të paraqitet si qytetar i thjeshtë dhe jo si kryeministër i Kosovës.

“Qeveritë dhe pushtet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, kishte deklaruar ai.

Intervistimi i Haradinajt nga Prokuroria Speciale në Hagë është bërë më 24 korrik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Kronika e Zezë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Lajme
Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Lajme
Incident në Mitrovicë, hedhet granatë dore në oborrin e një qytetari

Incident në Mitrovicë, hedhet granatë dore në oborrin e një qytetari

Kronika e Zezë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Kalo në kategori