LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Shpërndarja e Kuvendit dobësi që duhet të ndëshkohet nga qytetarët në zgjedhje

Krasniqi: Shpërndarja e Kuvendit dobësi që duhet të ndëshkohet nga qytetarët në zgjedhje

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se shpërndarja e kuvendit të legjislaturës së gjashtë   po flitet se mund të jetë sukses, ndonëse sipas tij qytetarët ia kishin dhënë mandatin për katër vjet.

Krasniqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se shpërndarja e Kuvendit nuk është ndonjë meritë për asnjë parti a individë, por se sipas tij është dobësi e të qeverisurit.

Ai ka thënë se kjo dobësi duhet të ndëshkohet nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.


Postimi i plotë:

Sot po flitet për një “sukses” të madh, për mundsin e shpërndarjes se kuvendit te legjislaturës së gjashtë (të katërtën pas Pavarësisë)?! Në fakt, sa mund të jetë sukses shpërndarje e Kuvendit të cilit qytetarët ia kishin dhënë mandatin për katër vjet. Madje sa mund të krenohen ata që gjatë gjithë legjislaturave ishin në Kuvend, ishin edhe në qeverisje, premtuan male më mjaltë e qumësht e në anën tjetër njerëzve ua dhanë ikjen për një vend pune?! Madje pas Pavarësisë asnjë legjislaturë nuk arriti ta çojmë deri në fund mandatin?! Dhe jo vetëm kjo, por duke mos e quar deri në fund mandatet (jo pa fajin e Kryeministrave), vendi më i varfër i Evropës arriti t’i shpenzojë miliona euro të Buxhetit të shtetit. Pra, askush nuk duhet të lavdrohet për keq qeverisje.

Pse ishte kjo?

Ishte kjo, se përfaqësuesit në Kuvendin e Kosovës, sidomos pas Pavarësisë ishin dhe vazhdojnë të jenë në shërbim të individit, të atyre që kanë qeverisur keq sa herë që u është dhënë mundësia, por asnjëherë nuk e kanë mbrojtur interesin e popullit që i ka “zgjedhur”. Mbase, shumica e të zgjedhurve në Kuvendin e Kosovës vetën e kanë konsideruar të zgjedhur të shefit apo shefave e jo të qytetarëve të Kosovës, të atyre që i kanë dërguar në Kuvend. Deputetët duke qenë të zgjedhurit e shefave të “partive” politike kanë bërë që kualiteti i përfaqësimit qytetarë në Kuvend të kenë rënie të vazhdueshme. Shenja më e mirë e kësaj që u tha, është fakti se asnjë legjislaturë nuk ka arritur ta çoi mandatin deri në fund dhe shembulli më i keq është i kësaj legjislature e cila nuk arriti ta çoi mandatin as dy vjet të plota. Dhe absurdi më i madh është se serish në krye të listave zgjedhore janë të njëjtit individ të cilët në partitë politike jo demokratike kanë instaluar despotizmin politik të sundimit. Duke vendosur sundimin despotik në partitë e tyre, ata sa herë që vijnë në pushtet, nuk qeverisin me vendin, por sundojnë si despot oriental.

Prandaj nuk është ndonjë meritë për asnjë parti a individ shpërndarja e Kuvendit, përkundrazi është dobësi e të qeverisurit. Kot lavdërohen disa, kjo është dobësi që duhet të ndëshkohet nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. A do të ndodh dështimi i të merituarve, kjo kryekreje do të varet nga qytetarët e Kosovës dhe vullneti i tyre për të sjellë ndryshimin në jetën politike e institucionale në Kosovë. Kjo varet shumë nga zgjedhësi se a do të zgjedh ai nga vullneti e besimi i tij i mendjes për ndryshim apo interesi mjeran i xhepit për mos ndryshim?!

A do të ndodh ndryshimi i pritur do ta shohim se shpejti!

NISMA SOCIALDEMOKRATE

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit në mbledhje ka vendosur që seanca për shpërndarjen e Kuvendit të mbahet më 22 gusht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori