Lideri i zgjedhur për herë të tretë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër dhe se partia do të zgjedhë një person që e “bën më së miri këtë punë, dhe natyrisht që ka përkrahjen e plotë të LDK-së dhe të qytetarëve.” Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mustafa ka thënë se partia që ai udhëheq, dëshiron të shkojë e vetme në zgjedhje por ky qëndrim mund të ndryshojë dhe varet se si veprojnë partitë tjera. Mustafa thotë se bisedimet me Serbinë duhet t’i udhëheqë kryeministri në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Taksa duhet të vazhdojë derisa Serbia të mos ndërrojë qëndrimet e veta dhe përderisa mos të reflektojë në të gjitha këto sjellje të bllokadës që po i bën Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Mustafa, ju jeni zgjedhur për të tretën herë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ka pasur edhe deklarata se zgjedhjet nuk kanë qenë shumë demokratike dhe se LDK-ja nuk po ndryshon. Si i vlerësoni këto deklarata?
Isa Mustafa: Ne kemi zhvilluar një proces që ka qenë demokratik, jo vetëm në Kuvend, por edhe në degë edhe nëndegë për një periudhë të gjatë kohore, nuk e kemi pasur një proces të lehtë prandaj konsideroj se e kemi mbyllur mjaft mirë dhe konsideroj se askush nuk mund të gjejë argumente se procesi nuk ka qenë plotësisht demokratik dhe plotësisht i hapur për çdo njeri që ka pasur dëshirë të kandidohet apo ka pasur dëshirë ta marrë vlerësimin e delegatëve të LDK-së.
Tash sfida e parë janë zgjedhjet nacionale të cilat do të jenë kah fundi i muajit shtator të këtij viti, pastaj sfidë tjetër do të jetë zgjerimi dhe forcimi i mëtutjeshëm i LDK-së, do të jenë zgjedhjet lokale dhe unë mendoj se do të dalim mirë si LDK këtu, sepse jemi unikë dhe e kemi të qartë se çfarë dëshirojmë dhe se çfarë mund t’iu ofrojmë qytetarëve të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë: I përmendët zgjedhjet, a do të jeni ju kandidat për kryeministër?
Isa Mustafa: Unë sigurisht do të bëj përpjekje që të gjejë një kandidat tjetër brenda LDK-së dhe vetë të mbaj timonin e LDK-së, por do të bëjmë përpjekje që bashkërisht të diskutojmë më Këshillin e Përgjithshëm, Këshilli vendos për atë çështje dhe unë tani jam i orientuar që në këtë pozitë të jetë një njeri që ta bëjë mirë këtë punë dhe ta ketë besimin e qytetarëve të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë: Nëse ju jo, si do ta zgjedhin kandidatin nga LDK-ja për kryeministër?
Isa Mustafa: Po do të gjejmë zgjidhje të brendshme, e cila çon nga njeriu i cili e bën më së miri këtë punë, dhe natyrisht që ka përkrahjen e plotë të LDK-së dhe të qytetarëve.
Radio Evropa e Lirë: A do të zgjerohet kryesia e LDK-së?
Isa Mustafa: Kemi mendim ta zgjerojmë, e kemi rritur edhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, do ta rrisim edhe numrin e anëtarëve të Kryesisë në mënyrë që të përfshijmë sa më shumë njerëz që mund të japin vlera, si dhe vendimmarrja të jetë ajo që e presin edhe anëtarësia e LDK-së edhe qytetarët.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Mustafa, a preferoni të bëni koalicione parazgjedhore apo paszgjedhore dhe me cilat parti?
Isa Mustafa: Ne jemi përcaktuar parimisht që të shkojmë vetë dhe të matemi para qytetarëve, mirëpo e gjithë kjo varet nga ajo se çfarë do të bëjnë tjerët, sepse nëse tjerët bëhen bashkë atëherë edhe ne duhet ta mendojmë alternativën tjetër. Por, parimisht ne i kemi ftuar edhe partitë tjera që të matemi para opinionit si parti se kush del i pari, i dyti, i treti e të tjera dhe pastaj pas raundit të parë, pas vlerësimit të qytetarëve, pastaj të bëjmë edhe koalicione varësisht nga programet politike dhe se çfarë mund t’i ofrojmë vendit në qeverisjen e ardhshme.
Tani nuk mund të flas për preferenca të veçanta se me cilën parti do të kishim bërë koalicion parazgjedhor, sepse duhet ta diskutojmë në organet e LDK-së, mirëpo do të bëjmë koalicion me atë që mendojmë se e drejton mirë Kosovën, do të luftojmë korrupsionin, krimin, do të ketë progres në zhvillimin ekonomik, në integrimet evropiane, ato euroatlantike edhe në procesin e dialogut i cili është përpara nesh.
Radio Evropa e Lirë: Pas zgjedhjeve, kush duhet t’iu prijë bisedimeve me Serbinë, presidenti apo kryeministri?
Isa Mustafa: Gjykata e ka përcaktuar kush, do të thotë është kryeministri, është qeveria që e ka barrën ta bëjë këtë, ndërkaq presidenti e ka rolin e vet të këshillimit me kryeministrin në procesin e dialogut.
Radio Evropa e Lirë: Çka do të bëni që dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, të mos kushtëzohet nga Serbia?
Isa Mustafa: Ne do të kushtëzojmë edhe vetë dialogun, sepse ne nuk do të dialogojmë për çështjet që jemi përcaktuar si LDK që nuk i dialogojmë, çështjen e territorit, çështjen them pushtetit të tretë, çështjen e shtetësisë së Kosovës, nuk do të lejojmë që në asnjë rast ta vendosim në tryezë të bisedimeve.
Çështjen e përparimit, avancimit të të drejtave të njeriut, të minoriteteve, janë çështje që gjithmonë do të gjejnë hapësirë të dialogut, çështjet e zhvillimit ekonomik, çështjet e zgjidhjes së problemeve të drejtpërdrejta të qytetarëve, jo vetëm të serbëve por edhe të tjerëve, do të jenë preokupim i ynë. Por jo çështje për të cilat ne kemi marrë qëndrim dhe mendoj se qëndrimi është treguar shumë i saktë dhe i arsyeshëm.
Sa i përket çështjes së tarifave, që po ashtu është një çështje që ka mbetur të diskutohet, unë mendoj se ajo çështje duhet të jetë çështje e reciprocitetit, sepse nuk mund Kosova të vendosë për heqje të tarifave, përderisa Serbia sillet në këtë formë ndaj qytetarëve të Kosovës.
Në këtë rast kemi situata kur qytetarët tanë po presin mbi 6 orë të hyjnë në kufi, për arsye të pengesave qe po u bën Serbia me masa jotarifore, për të cilat askush nuk po reagon.
Radio Evropa e Lirë: Pra, ju thoni se taksa qind për qind ndaj produkteve të Serbisë duhet të vazhdojë?
Isa Mustafa: Taksa duhet të vazhdojë derisa Serbia të mos ndërrojë qëndrimet e veta dhe përderisa mos të reflektojë në të gjitha këto sjellje të bllokadës që po i bën Kosovës, edhe në njohjet ndërkombëtare, edhe ç’njohjet, por edhe në çështjet të themi të përditshme siç është lëvizja e lirë e qytetarëve, transportit të mallrave dhe çështjet tjera që ne i kemi diskutuar në Bruksel. Janë arritur marrëveshje por Serbia nuk po i zbaton.
Radio Evropa e Lirë: Kur jemi të dialogu, a mendoni se për dialog do të mund arrihet një konsensus i brendshëm politik?
Isa Mustafa: Unë mendoj se dialogu nuk mund të zhvillohet pa konsensues të gjerë politik të brendshëm. Dhe ajo duhet të bëhet, si do të gjejmë ne mënyrën që të ulemi së bashku në një tryezë, të gjitha subjektet relevante politike të Kosovës dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe një interes të përbashkët, sepse nuk ka këtu interesa të veçanta pasi është në pyetje Kosova. Është çështje që do të jetë e mundimshme, do të jetë e rëndë por ne duhet gjithsesi ta bëjmë dhe të arrijmë.
Radio Evropa e Lirë: Në praktikat e kaluara kryeministri zakonisht ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së tij në Kuvend, kurse dorëheqja ishte një rast i ri. Si e keni parë ketë veprim dhe qeverisjen Haradinaj?
Isa Mustafa: Ne kemi dhënë vlerësimet se qeverisja ka qenë skandaloze. Kemi pas një qeverisje shumë të keqe dhe ne kemi pas të gatshëm mocionin e mosbesimit që atë ta procedojmë në fillim të shtatorit të këtij viti.
Kësaj i ka paraprirë veprimi i kryeministrit për të dhënë dorëheqje, natyrisht për një arsye krejt tjetër dhe ne kemi thënë se nuk do ta dëshironim që qeveria të bie për këtë arsye të ftesës që i është bërë kryeministrit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Do të dëshironim që kjo qeveri të shkojë për shkak të defekteve të punës së keqe të skandaleve që kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve, të cilat mendoj se kanë qenë shumë të dendura dhe është vështirë tash ta shkoqitësh njërin nga tjetri sepse një skandal i sotëm e ka mbuluar skandalin e djeshëm dhe kështu me radhë është bërë një shtresim, i cili sigurisht do të shihet më vonë por, nuk mund të mbulohet me politika populliste.
Radio Evropa e Lirë: A prisni që situata aktuale në Kosovë të reflektojë edhe në vendimmarrjen e BE-së, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën?
Isa Mustafa: Mosliberalizimi është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës, sepse janë plotësuar të gjitha kushtet dhe institucionet e Bashkimit Evropian, dhe Komisioni Evropian ka konstatuar se Kosova i ka përmbushur këto kritere.
Unë mendoj se ajo duhet të ndodhë. Nuk ka ndodhur me këtë qeveri dhe këtë qeverisje, por duhet të ndodhë nesër, në momentin që i përfundojmë zgjedhjet dhe në momentin që kemi një qeveri të re.
Unë mendoj se Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian, vendet e BE-së meqenëse tash është në kompetencën e tyre, duhet të reflektojnë që edhe neve të na e mundësojnë një lëvizje të lirë ashtu siç e kanë të gjithë qytetarët e tjerë evropianë e veçmas qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku kemi mbetur vetëm ne të izoluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët