LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora bashkëpunon sërish me markën “Escada”

Rita Ora bashkëpunon sërish me markën “Escada”

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Rita Ora, po vazhdon të jetë njëra nga femrat më të suksesshme.

Biondja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, teksa ndan me fansat imazhe dhe video të llojllojshme nga përditshmëria e saj.


Së fundmi, ajo ka njoftuar fansat se ka bashkëpunuar sërish me ‘Escada’, për një tjetër fushatë.

“Jam shumë e ngazëllyer të ju prezantoj kampanjën tjetër me Escada. Ishte kënaqësi të punoja me secilin prej juve”, ka shkruar mes të tjerash Rita, duke i etiketuar bashkëpuntorët e saj.

Të gjitha lajmet nga Rita Ora
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Krahas kësaj, këngëtarja Ora është duke punuar në projekte të reja, të cilat pritet t’i sjellë në ditët në vijim.

Ndërkaq, “New Look” titullohet kënga e fundit që e ka lansuar, klipi i së cilës është mjaft unik i realizuar në Dubai. /Telegrafi/