LAJMI I FUNDIT:

Motivet e gruas që vrau nënën e vet kanë qenë mospajtimet dhe zënkat për mjetet financiare

Motivet e gruas që vrau nënën e vet kanë qenë mospajtimet dhe zënkat për mjetet financiare

Prokuroria Themelore Publike dha urdhër të hapet procedurë hetimore kundër një person për dyshimet se ka kryer vrasje.

Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, e dyshuara dje është paraqitur në stacionin policor Karposh dhe ka deklaruar se gjatë kryerjes së dhunës familjare, me ngulaftje ka vrarë nënën e vet. Si motiv për kryerjen e veprës ka përmendur mospajtimet mes vete dhe zënkat  për mjetet financiare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Prokurori Publik menjëherë doli të këqyrë vendin e ngjarjes, në shtëpinë ku kanë jetuar e ëma dhe bija e saj bashkërisht. Është  vërejtur trupi i 74 vjeçares dhe me urdhër të prokurorit Publik trupi është dërguar për autopsi. Në të njëjtën kohë është dhënë urdhër për mbledhjen dhe ekspertizën e shenjave të gjetura në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.


Nga prokuroria shtojnë se duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, prokurori Publik tek gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Penale Shkup dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën.

Shkup, e bija mbyt nënën e vet
Lexo po ashtu Shkup, e bija mbyt nënën e vet

Propozimi u pranua dhe të dyshuarës iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori