LAJMI I FUNDIT:

Mustafa thotë se LDK-ja është partia e parë në vend dhe e gatshme të udhëheq Kosovën

Mustafa thotë se LDK-ja është partia e parë në vend dhe e gatshme të udhëheq Kosovën

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa gjatë mbledhjes së Kuvendit të IX Zgjedhor ka thënë se partia që e drejton është e gatshme që të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr me Kosovën

Mustafa po ashtu tha se LDK-ja është për ata që e duan Kosovën, dhe jo atyre që duan ta lënë Kosovën dhe ta braktisin atë.

“Kemi qenë gjithmonë të vendosur t’i bëjmë gjërat ndryshe, një politik që sjell ndryshime në shoqërinë tonë. Qëndroj para jush gati një dekadë, dhe para LDK-së. Duke i dhënë mbështetjen time të pakursyer, duke thënë që unë jam dhe më optimist për të ardhmen e Kosovës. Së bashku me ju dhe më ata që nuk janë në këtë sallë, arritëm që përherë të parë të pasluftës LDK-ja të qeverisë me vendin dhe të tregoj se si zhvillohet ekonomia, të qeverisë pa korrupsion dhe se si bëhen bashkëpunime të mira me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Mustafa.


Siç tha ai sot është i lumtur që LDK-ja është e para me numrin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe e para numrin e komunave më të rëndësishme që ajo drejton në vend.

Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

“Përmbushin 30 vjet si partia me e vjetër në Evropën Juglindore prej se prijësi ynë Ibrahim Rugova mori përsipër që me guximin e një intelektuali të pashoqë të vihet në procese të rëndësishme, siç është Pavarësia e Kosovës. LDK-ja është partia e njerëzve të mençur dhe intelektual e gjeneratës së re dhe të vjetër. Vetëm një fitore e fortë e LDK-së ia kthen shpresën këtij kuvendi. Ta përfundojmë këtë Kuvend ashtu siç e filluam në mënyrë solemne dhe festive”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Ndryshe, Ndryshe, Isa Mustafa është zgjedhur kryetar i kësaj partie për herë të parë në vitin 2010, derisa kundër kandidat e kishte kryetarin e deriatëhershëm Fatmir Sejdiu. Ndërsa për herë të dytë është rizgjedhur në maj të vitit 2015.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka filluar mbledhjen e Kuvendit IX Zgjedhor, ku pritet të votohet për kryetarin  e kësaj partie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori