LAJMI I FUNDIT:

Quni: Jemi të përgatitur për çdo situatë brenda Kuvendit Zgjedhor

Quni: Jemi të përgatitur për çdo situatë brenda Kuvendit Zgjedhor

Delegati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni është deklaruar para fillimit të Kuvendit të Nëntë Zgjedhor të LDK-së.

Ai ka thënë se janë të përgatitur për çdo situatë.

“Jemi një parti me traditë, kemi kulturë, kemi standarde, jemi të përgatitur për çdo situatë brenda Kuvendit. Të gjithë delegatët janë të lirë të votojnë”, ka thënë Anton Quni në Klan Kosova,transmeton Telegrafi.


Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Quni ka refuzuar të flas rreth asaj se cili është kandidati  tij i preferuar për kryetar të Lidhjes.

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), janë duke u mbledhur në sallën ku pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit të IX Zgjedhor, për të zgjedhur të parin e kësaj partie.

Regjistrimi i delegatëve ka filluar nga ora 9:00.  Gjithsej Lidhja Demokratike e Kosovës ka 355 delegatë./Telegrafi/