LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka përafrim mes pozitës dhe opozitës për pikat kyçe të ligjit për Prokurorinë Publike

Nuk ka përafrim mes pozitës dhe opozitës për pikat kyçe të ligjit për Prokurorinë Publike

Grupet e punës të pozitës dhe opozitës ende nuk arritën progres në lidhje me ligjin për Prokurori Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike. Edhe takimi i djeshëm përfundoi pa përparim dhe me akuza të ndërsjella. OBRM-PDUKM-ja kërkon që të marrë pjesë në zgjedhjen e trashëgimtarit të prokurores speciale publike, ndërsa ministrja e Drejtësisë vlerëson se opozita promovon mosndëshkim me ligj stalinist.

“Disa vendime shumë lehtë e karakterizojnë ligjin e tyre si retrograd dhe stalinist.Opozita kërkon centralizim tërësisht të rreptë të sistemit të Prokurorisë Publike e cila, siç tha, do të thotë prokurori publike Joveski ose cili do që të jetë, të jetë njeri me mandatin e të cilin do të lidhen mandatet e 27 bartësve të funksionit për prokurorë publikë, në shtet. Me ndërprerjen e mandati të prokurorit shtetëror publik dhe siç theksoi, do të duhej të ndërpritet mandati edhe i atyre 27 personave të cilët janë në krye të prokurorive publike në shtet”, tha Deskoska.

Dallime kyçe ka për çështjen e statusit të ardhshëm të PSP-së, të prokurorëve, të të punësuarve dhe të lëndëve.


“Sipas kërkesës së OBRM-PDUKM-së duhet të arrihet demontim i tërësishëm i strukturës së PSP-së, por për fat të keq edhe i Prokurorisë për Krim të Organizuar. Kërkesa ishte se duhet të jetë i pasigurt fati i të gjithë të punësuarve në PSP dhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar, dhe me bashkimin e tyre të mos dihet se ku do të shkojnë ata. Më tutje ata të shpërndahen, që do të reflektojë negativisht ndaj vazhdimësisë së proceseve sepse procesi i ekipimit shkon ngadalë dhe kjo do të sjellë edhe vjetërsimin e rasteve të caktuara”, deklaroi Deskoska.

Për statusin e lëndëve që zhvillohen nga PSP-ja për momentin, Deskoska tha se nga opozita insistojnë të mos ketë dispozitë në ligjin i cili do t’i japë kompetencë prokurorisë së re për t’i ndjekur lëndët nga materialet e përgjuara.

Përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së, deputeti Antonio Milloshovski dje deklaroi se pushteti nuk është i gatshëm që në zgjidhjen sistemore të ligjit për prokurori publike të pranojë koncept në të cilin prokuroria do të ketë përgjegjësi më të madhe, por edhe besim më të madh nga opinioni. Vlerëson se pozita nuk është e gatshme që me të vërtetë të luftojë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

Ai deklaroi se prokuroria në rastin “Reket” nuk tenton të zbulojë më shumë dëshmi dhe të dhëna, por, siç shtoi, me zvarritjen, telefonat e humbur dhe pushimet vjetore tenton që të fshehë më shumë dëshmi për këtë skandal të tyrin. Sipas Milloshovskit, kjo në këtë dokument paraqitet si pengesë në produktivitetin e bisedimeve të cilat udhëhiqen për ligjin për prokurori.

Opozita nuk pajtohet që prokurorja Katica Janeva dhe prokurorët tjerë, si dhe të gjithë të punësuarit në PSP me fuqinë e ligjit të kalojnë në Prokurori për Luftë kundër Krimit të Organizuar sepse dyshojnë se disa nga to ndoshta kanë rol në “Haraçi”. Milloshovski tha se pozita nuk heq dorë nga prokurorja Villma Ruskoska.

Takimi i ardhshëm mes pozitës dhe opozitës pritet të mbahet rreth 15 gushtit të këtij viti. Për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike të cilin e propozoi Qeveria, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi caktoi seancë më 27 gusht. Propozim-ligji, për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave është me flamur evropian dhe do të sillet me procedurë të shkurtër. /Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori