David Urquhart (1805-1877) ka qenë shkrimtar, udhëpërshkrues dhe diplomat i njohur britanik (skocez). Urquhart, në rininë e tij, si filohelen i flaktë që ishte, iu bashkua luftës së grekëve për pavarësi nga Perandoria Otomane dhe u plagos në një nga betejat që mori pjesë…
Por, Urquhartit, si shumë filohelenëve tjerë britanik, grekët dhe Greqia i dolën ndryshe nga ajo që i kishte imagjinuar. U dëshpërua me grekët dhe u largua nga Greqia dhe filloi ta përkrahte Perandorinë Otomane dhe t’i madhëronte shqiptarët të cilët i shihte si popullin e vetëm të Ballkanit që meritonte të lavdërohej.
Urquhart u bë këshilltari dhe përkrahësi kryesor i kryeministrit konservator Benjamin Disraeli në ndërtimin e një politike pro-otmane dhe pro-shqiptare britanike.
Urquhart sot njihet edhe për një vepër tjetër. Me iniciativën e tij u ndërtuan shumë hamame turke në Angli. Kjo iniciativë ishte e mirëseardhur për higjienën popullore dhe u përkrah në kohën kur në Angli nuk kishte gjithkund kanalizim dhe ujësjellës.
Sot, asnjë nga këto hamame nuk funksionojnë. Por, një prej tyre është shpesh temë e mediave. Fjala është për hamamin në Hove (Brighton) i cili quhet “Medina House” (Shtëpia e Medinës) pasi që ishte ndërtuar më 1893 në stilin e shtëpive arabe të Medinës.
Para ca vitesh ky hamam është blerë nga David Gilmour, kitaristi i grupit të famshëm Pink Floyd, së bashku me gruan e tij, shkrimtaren Polly Samson. Gilmour dhe Samson dëshiruan ta rindërtonin hamamin, por kjo gjë ishte pamundshme pasi kjo ndërtesë ishte shkatërruar përtej mundësive të riparimit. Prandaj, vendosën ta shkatërronin hamamin. Mirëpo, ky vendim u doli problem i madh. Banorët e qytetit dhe shoqëria civile britanike protestuan me vite, pasi që nuk lejonin prishjen e një ndërtese të rëndësishme historike. Madje, me këtë rast, kënga ‘The Wall’ e grupit Pink Floyd u shndërrua në parodi (shiko tekstin në foto).
Më në fund, çifti në fjalë kanë marrë lejen që ta prishin ndërtesën deri në themel, por në vend të saj të ndërtohet një e re e cila duhet të jetë tërësisht e njëjtë me të vjetrën. Megjithatë, kjo gjë duhet të shërbejë si shembull sesi duhet të ruhen ndërtesat e vjetra dhe tradita. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Një replikë për “historianët” e akshamit
Letër bijës sime
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Çfarë është gjenocidi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova