Detaje te reja nga ekzekutimi i 40-vjeçarit në Durrës, i cili sapo kishte ndërruar vendbanimin.
Feriz Bardhi është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku mesditën e së enjtes në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 pranë Kryqit të Kuq rreth orës 12:55 minuta.
Bardhi u qëllua me armë zjarri tip automatik në derë të shtëpisë, ku edhe pse u dërgua me shpejtësi i plagosur në spital, nuk mundi që të mbijetonte.
Siç shkruan Panorama, 40-vjeçari nga Shën Vlashi, baba i dy fëmijëve, pjesën më të madhe të kohës qëndronte jashtë shtetit, ku dyshohej se ishte i përfshirë në grupe kriminale që ushtrojnë aktivitetin e trafikimit të kokainës.
Bardhi rezulton se në vitin 2012 është arrestuar nga Policia italiane në Askoli, ku u kap me kokainë.
EKZEKUTIMI
Ishte ora rreth 12:55, kur dy persona që lëviznin me një makinë tip “Benz” e thirrën në emër Feriz Bardhin, i cili ndodhej në shtëpinë e tij në lagjen 18 të qytetit bregdetar.
Muri rrethues i vilës ku banonte është mbuluar me gjelbërim dhe ai nuk ka pasur fushëpamje për të pikasur personat që e kërkonin.
Siç bëhet e ditur, 40-vjeçari ka dalë menjëherë dhe në këtë moment u përball me dy persona, që nuk dolën nga makina.
Njëri prej tyre e ka pyetur: Ti je Ferizi? Dhe pasi kanë marrë përgjigje pohuese, shkrehën automatikun drejt tij.
Fakti që e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi, ka bërë që grupi hetimor të ngrejë dyshime se kemi të bëjmë me autorë të paguar ose sikurse emërtohen ndryshe “vrasës me pagesë”.
Pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të 40- vjeçarit, ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga fakti se në atë orar rrugët e qytetit bregdetar janë thuajse të boshatisura.
Bardhi u transportua drejt spitalit të Durrësit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se autorët nuk kanë dalë nga makina për t’iu shmangur kamerave të sigurisë, që mund të kishte instaluar në vilën e tij 40- vjeçari i ekzekutuar.
MOTIVI
Pista kryesore për shkakun e vrasjes së 40- vjeçarit lidhet me të kaluarën e tij. 40-vjeçari ka qenë i përfshirë në trafik kokaine dhe kjo mund të ketë çuar në eliminimin e tij për larje hesapesh.
Feriz Bardhi, i lindur më 1979, rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar nga Policia italiane në Askoli, pasi së bashku me një person tjetër, të quajtur Arif Qelia, është kapur me një sasi prej 700 gramë kokainë të pastër teksa lëviznin me një makine tip “BMW X6”. Policia italiane e ka konsideruar atë si një korrier të kokainës dhe kjo ka bërë që hetuesit aktivitetin e tij ta hetonin si pistë për ekzekutimin.
“Bazuar tek e shkuara e 40-vjeçarit, kemi dyshime se kemi të bëjmë me një ngjarje që ka si motiv larjen e hesapeve. Kjo, pasi në Itali viktima rezulton person i përfshirë në grupe kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike të forta si kokaina dhe heroina. Nga ana tjetër, kemi dyshime se kemi të bëjmë me ekzekutorë profesionistë. E para: autorët e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi dhe e dyta s’kanë zbritur fare nga makina dhe s’kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e krimit. Kemi sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë nëpër rrugët e qytetit ku mendojmë se janë përshkuar nga autorët, me qëllim të kryejmë identifikimin e tyre. Jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë që këtë ngjarje ta zbardhim shumë shpejt”, mësohet nga grupi hetimor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti