LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë orë pritje në Merdare

Gjashtë orë pritje në Merdare

Bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësyrë Kosovës këto ditë të verës, kanë bërë që të shkaktohen pritje dhe kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës – si në hyrje, po ashtu edhe në dalje.

Kolona të gjata mbi 2000 metra janë formuar në pikën kufitare në Merdare.

Për të kaluar pikën kufitare Kosovë – Serbi, sonte duhet të pritet më shumë se 6 orë.


Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare për të hyrë në Kosovë pritet deri në 2 orë, ndërsa kolona është e gjatë më shumë se 300 metra.

Për të hyrë dhe për të dal nga Kosova, pritje ka edhe në dy pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/