LAJMI I FUNDIT:

Idriz Voca shënon gol në Ligën e Evropës

Idriz Voca shënon gol në Ligën e Evropës

Idriz Voca është duke kaluar nëpër një formë fantastike me Luzernin.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të shënoj gol në Ligën e Evropës.


Luzern po luan në udhëtim tek skuadra nga Ishujt Faroe, Klaksvik dhe ka avancuar pas pjesës së parë 0-1.

Ishte mesfushori nga Kosova, Idriz Voca që realizoi gol pas asistimit nga Eleke.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë Luzern kishte triumfuar në shtëpinë e tyre me rezultat minimal 1-0 ndaj Klaksvik. /Telegrafi/