Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë kundër gjashtë të personave për “Vrasje në tentativë”
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve: M.G., Sh.G., A.G., A.G., E.M., dhe A.M. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale, “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Të akuzuarit Sh.G. dhe A.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa të akuzuarit, Sh.G., A.G., A.G., E.M., dhe A.M., kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 paragrafi 1 i KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i akuzuari M.G., me datë 04.07.2019 në Suharekë, në oborrin e pompës së derivateve të naftës ,,Ard com oil” pas një mosmarrëveshje paraprake që ka pasur i akuzuari E.M., me vëllezërit e të akuzuarit, Sh.G., dhe A.G., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Sh.M., në atë mënyrë që e lë takimin në oborrin e pompës së derivateve ,,Ard com oil” lidhur me mosmarrëveshjen e ndodhur disa orë më heret. Dhe, pas takimit dhe zhvillimit të një bisede të shkurtër fillon një rrahje e të akuzuarit M.G., së bashku me vëllezërit e tij Sh.G., A.G., dhe A.G., me E.M., dhe A.M., dhe të dëmtuarin Sh.M.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Siç njofton Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri M.G., i cili në brez e kishte pistoletën e markës M 57 e kalibrit 7.62 mm e nxjerr dhe me të shtënë në drejtim të të dëmtuarit Sh.M., ashtu që e qëllon duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe plagë nga arma e zjarrit.
Me këto veprime, i akuzuari M.G., ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KRPK-së.
Ndërsa, i akuzuari i dytë Sh.G., dhe i akuzuari i tretë A.G., si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, kurse, të akuzuarit Sh.G, A.G dhe A.G., si dhe E.M., dhe A.M., kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”sipas KPRK-së.
Tutje në njoftimin e prokuorisë thuhet se i pandehuri M.G., gjendet në paraburgim, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të vazhdohet kjo masë, si dhe të gjashtë të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje