LAJMI I FUNDIT:

Gazetari Nuhi Bytyçi intervistohet nga Specialja: Lufta e UÇK-së simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës

Gazetari Nuhi Bytyçi intervistohet nga Specialja: Lufta e UÇK-së simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës

Gazetari Nuhi Bytyçi, ka treguar se ka dhënë dëshmi lidhur me veprimtarinë e tij si gazetar gjatë periudhës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në një njoftim për media, Bytyçi ka thënë se e gjithë dëshmia e tij – përgjigjet në interesimin e prokurorisë, ishin në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së.

Bytyçi po ashtu ka shkruar se është i gatshëm që në çdo kohë të dëshmojë të vërtetën e sakrificës gjithë popullore për liri dhe pavarësi.


Lexoni më poshtë shkrimin e tij të plotë:

Pas kërkesës zyrtare me shkrim, që më është dërguar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kam dhënë dëshminë lidhur me veprimtarinë time si gazetar gjatë periudhës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dua të njoftoj opinionin publik se e gjithë dëshmia ime, të gjitha përgjigjet e mia në interesimin e prokurorisë, ishin në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së.

Puna ime si gazetar dhe si udhëheqës i ekipit televiziv të Televizionit Shqiptar në zonat e luftës, e prezantuar në TVSH dhe në mediat botërore përmes shumë emisioneve televizive, është dëshmia më e mirë e angazhimit tonë të pastër, e orientimit të drejtë dhe fisnik të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bazuar në këtë angazhim profesional dhe kombëtar në shërbim të lirisë së atdheut tim, e kisha të lehtë që edhe para Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, të dëshmoj të vërtetën në mbrojtje të veprimtarisë sonë çlirimtare.

Ashtu siç e kam thënë edhe në deklarimet e mia të mëhershme, unë jam krenar që kam qenë pjesë aktive e luftës çlirimtare të viteve 1998-1999 dhe jam i gatshëm që në çdo kohë të dëshmoj të vërtetën e sakrificës gjithë popullore për liri dhe pavarësi.

Lufta çlirimtare e viteve 1998 dhe 1999 simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës, dhe është lufta vendimtare që bëri të mundur çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori