LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dha dritë të gjelbër për Qendrën klinike në Gjorçe Petrov

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dha dritë të gjelbër për Qendrën klinike në Gjorçe Petrov

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e obligoi Ministrinë e Shëndetësisë ta zbatojë procedurën për furnizim publik dhe realizimin e Qendrës së re klinike universitare.

“Për nevojat dhe realizimin e Qendrës së re klinike në Komunën e Gjorçe Petrovit nga aspekti i performimit të objekteve infrastrukturore, Ministria e Shëndetësisë nis nismë për mbështetjen e institucioneve kompetente (ministri, agjenci dhe organe të pushtetit ekzekutiv, komunat në Bashkinë e Shkupit dhe Bashkia e Shkupit), përmes ndërmarrjeve publike, t’i rishqyrtojnë mundësitë për përgatitjen e dokumentimit të nevojshëm për ta ndërtuar infrastrukturën e objektit në mënyrë që të kontribuojnë në realizimin e projektit për Qendër klinike universitare”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërtimi i Qendrës së re klinike duhet të garantojë shërbime cilësore mjekësore për të gjithë qytetarët e vendit.


Fillimi i ndërtimit të kësaj Qendre klinike pritet të fillojë në fund të këtij viti./Telegrafi/