Ekskluzive: Flet Avokati i Morinës, ish-ushtarit të UÇK-së që po qëndron në paraburgim në Maqedoni, ekstradimin e të cilit po e kërkon Serbia
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina javën e kaluar është ndaluar nga policia e Maqedonisë së Veriut në kalimin kufitar Bllace me kërkesë të Serbisë në Interpol me akuzën “krim ndaj njerëzimit” dhe autoritetet e shtetit maqedonas i kanë caktuar paraburgim prej 30 ditësh, për të pritur faktet e Serbisë për këtë rast, njofton Telegrafi Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni ka folur me avokatin e tij, Naser Raufi i cili e përfaqëson Morinën, ish-pjesëtar i UÇK-së – para institucioneve të Maqedonisë.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në Maqedoni avokati Raufi ka thënë se pas vizitës që i ka bërë dje klientit të tij gjendja është stabile.
“Gjendja është e mirë. Dje e vizitova. Gjendet në burgun e Shkupit-Shutka. Interesi është në nivel të lartë. Sot në mëngjes u paraqit Agim Nuhiu, zv.ministri i Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe i tregova çka të ndërmarrin. Jemi duke pritur dokumentacionin me prova që e posedon Serbia”, tha Raufi për Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe për këtë rast ka folur edhe kryeministri Zoran Zaev pas pyetjes së deputetit të BDI-së, Ejup Alimi në seancën e pyetjeve të deputetëve.
“Më vjen turp të jem pjesë e këtij Kuvendi. Më arrestoni lirshëm, ja po e thërras ministrin Spasovski që ta bëjë këtë. Të fshihen veprimet e Millosheviçit, ndërsa ju kryeministër të keni turp”, tha Alimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev iu përgjigj Alimit se sundimi i ligjit dhe respektimi i ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare është një vlerë normative, evropiane.
“Ekstradimi ka arritur nga Interpoli, as nuk është as nga Vuçiq apo Millosheviçi. Nga Interpoli ku ne jemi anëtare dhe ku kemi votuar që Kosova të jetë anëtare, pavarësisht se Serbia është kundër. Procedurat kryhen nga prokurori kompetent dhe gjykatësi kompetent vendos për to, as nuk e udhëheq Zaevi, as Spasovski, as Agim Nuhiu, as ndonjë qeveri”.
“Për ekstradimin e Morinës vendosin institucionet kompetente”, tha Zaev.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Ministria e Drejtësisë.
“Në pajtim me Konventën evropiane për ekstradim, Ministria e Drejtësisë në suaza të kompetencave të saja, për procedurat e ekstradimit e njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për privimin nga liria të shtetasve të huaj, me qëllim, njoftimin e përfaqësive konzulare të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlanda Veriore, shtetas i të cilave është personi në fjalë. Ministra e Drejtësisë nuk ka marrë kërkesë formale nga Serbia për ekstradim të këtij personi. Në rast të veprimit të mëtejshëm, Ministra e Drejtësisë do të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm për vendimmarrje në organet e drejtësisë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Edhe në rast të kërkesës për ekstradim, autoritetet në Maqedoni të Veriut mund të përdorin nenin tjetër të Ligjit për ekstradim, i cili thotë se nëse ekzistojnë dyshime që në shtetin ku kërkohet ekstradimi, gjykimi nuk do të jetë i drejtë apo mund të cenohet siguria e personit në fjalë, atëherë kërkesa për ekstradim mund të hidhet poshtë dhe personi të lirohet.
Neni 66, pika 3 e Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtarë për materie penale.
“Ministri nuk do të lejojë ekstradimin e personit për të cilin është kërkuar ekstradim, nëse ekzistojnë arsye serioze të dyshimit se ai mund t’i nënshtrohet torturës dhe apo ndonjë lloji tjetër trajtimi mizor, çnjerëzor ose degradues, ose shqiptim i dënimit me vdekje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë