LAJMI I FUNDIT:

Seanca e fundit parlamentare para pushimit veror

Seanca e fundit parlamentare para pushimit veror

Kuvendi sot duhet të zhvillojë seancën e 109-të, ku sipas agjendës është seanca e fundit para pushimit që do të zgjasë deri më 27 gusht.

Në rendin e ditës të seancës së sotme, në mes tjerash janë propozim rezoluta për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin paqeruajtës “Mbështetje vendimtare” në Republikën Islamike të Afganistanit, në leximi i parë, si dhe propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, gjithashtu në leximin e parë.


Gjithashtu në rendin e ditës të kësaj seance parlamentare është propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore./Telegrafi/