Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës ka krijuar shumë paqartësi jo vetëm politike, por edhe juridike e kushtetuese, pasi që ka ngritur dilemat nëse ka apo jo aktualisht Kosova qeveri, qoftë edhe me kompetenca të kufizuara.
Nisur nga këto paqartësi, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar vet Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për interpretimin e dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit. Por, njohës të Kushteutës thonë se Haradinaj zgjodhi rrugën e gjatë, pasi që Gjykata Kushtetuese do të kërkoj një afat kohor për interpretim, çka llogaritet se mund të krijojë zbrazësi në qeverisje.
Haradinaj tha se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese “definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë” pas dorëheqjes së tij. Sipas tij, qëllimi i kërkesës është, jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes, por siç tha ai, edhe t’i iket situatave të vakuumit institucional.
“Unë kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkese për interpretim të dorëheqjes sime”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai tha se derisa nuk ka një rrugëdalje për gjendjen e krijuar, interpretimi nga Gjykata Kushtetuese mund ta qartësojë situatën aktuale.
“Nuk është se krejtësisht jeta ndalet në këtë periudhë kohore, mirëpo e shoh një dëshirë që të përzihen temat. Unë kam dhënë dorëheqje, pra kam dhënë dorëheqje. Një qeveri duhet të dal nga zgjedhjet, por derisa nuk vjen ajo qeveri, kush mban përgjegjësi për qeverisjen në vend? – Këtë përgjigje nuk po e jep askush”, tha Haradinaj.
Ai tha se do ta respektojë vendimin e Gjykatës, por edhe i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Kuvendit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte njoftuar se nga kjo javë do t’i nis konsultimet me partitë politike për gjetjen e një zgjidhjeje kushtetuese pas dorëheqjes së kryeministrit. Por, nga Zyra e Presidentit nuk kanë dhënë informata se kur do të nisin këto konsultime.
Visar Morina, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, thotë se Kushtetuta e Kosovës për fakt të keq nuk ofron detaje lidhur me atë se cila situatë krijohet pas dorëheqjes së një kryeministri nga detyra. Megjithatë, Morina, konsideron se interpretimet kushtetuese duhet të orientohen kah zgjidhja e problemit.
“Ne situata të tillë mendoj se ekzistojnë praktika të shumta të shteteve evropiane [Kroacia] që kanë pak ose shumë sistem parlamentar, ku ekziston një periudhë e përkohshme deri në zgjedhjen e qeverise së re ose zgjedhjen e qeverise së re pas zgjedhjeve dhe gjatë kësaj periudhe, sigurisht që qeveria operon me një mandat të tkurru në vendimmarrje, pra vetëm në kryerjen e atyre funksioneve që janë jetike për qytetaret për shtetin”, tha Morina.
Morina thotë po ashtu se Qeveria ka të drejtë që t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetues, por rikujton se interpretimet nga Kushtetuesja zakonisht marrin kohë.
“Qoftë për shkaqe kohe, pasi që Gjykatës Kushtetues tani do t‘i duhet kohë derisa të sjellë vendim, qoftë edhe për shkaqe praktike, nuk mendoj se ka qenë e nevojshme që kjo çështje të referohet në Gjykatën Kushtetuese”, thekson ai.
“Mendoj se Qeveria është organ kushtetues dhe që mendoj se në mënyrë shumë komode do të mund që vet të interpretonte, pra një interpretim konstruktiv kushtetues, për ta kaluar këtë situatë, ngase mendoj se referimi në Gjykatën Kushtetuese do të marr kohë”, tha Morina.
Që nga dorëheqja e Haradinajt, partitë politike i kanë nisur aktivitetet e tyre përgatitore për zgjedhje të parakohshme. Por, është edhe një rrugë ligjore e kushtetuese që duhet t’i paraprijë vendimit për zgjedhje, pasi që në Kushtetutë nuk përjashtohet as mundësia që të formohet një qeveri e re për mandatin e mbetur kushtetues të institucioneve aktuale.
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë të veprojnë në afatet ligjore dhe kushtetues dhe, siç tha ai, të mos ketë vonesa në asnjë rast.
Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë