LAJMI I FUNDIT:

Administrata publike në Maqedoni vazhdon të konsiderohet e politizuar dhe e stërmbushur

Administrata publike në Maqedoni vazhdon të konsiderohet e politizuar dhe e stërmbushur

Reformat në administratën publike duhet të japin rezultatet e para në fund të këtij viti. Komisioni Evropian vlerëso se këto reforma shkojnë në drejtim të duhur, por vlerësimet nuk janë të tilla për organizatat joqeveritare dhe opozitën.

Sektori qytetar është i mendimit se administrata ende është e politizuar dhe e stërmbushur, ndërsa rezultatet e reformave janë të padukshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM thonë se administrata për momentin është shumë e partizuar.


Komisioni Evropian në Raportin për vendin theksoi se në këtë sektor është arritur përparim përmes arritjes së reformave dhe rritjes së transparencës, por se ende duhet të punohet në këtë pjesë.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski disa herë përsëriti se reformat në këtë sektor opinioni do t’i vërejë në fund të vitit 2019. Në anën tjetër, ende nuk dihet numri i saktë i personave të punësuar sipas Marrëveshjes që marrin pagë dhe nuk kanë vend pune. Për disa prej tyre, porcedura ka nisur, por ende nuk ka përfunduar. Mendohet se mbi 1.000 të punësuar nuk janë të përfshirë në këtë plan dhe as në strategjinë për sistematizim./Telegrafi/