Aktiviteti dhe puna e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në periudhën parë të këtij viti, konsiderohet e mangët dhe pa rezultate.
Në rast të shpërbërjes, procedurë kjo që mund të pasojë dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës dhe rënien e Qeverisë, kjo përbërje e Kuvendit, mes tjerash, sipas ekspertëve, do të mbahej në mend për nivelin e ulët të monitorimit të zbatimit të ligjeve.
Deputetët në vazhdimësi janë kritikuar për mosangazhimin e duhur dhe mosrealizimin e planeve të punës në bazë edhe të Rregullores së Kuvendit. Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, por edhe organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e këtij institucioni, kanë deklaruar së fundmi se jo që nuk janë miratuar ligjet sipas dinamikës së paraparë, por edhe ato që janë miratuar, nuk po mbikëqyren nëse po zbatohen apo jo.
Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, institut ky që monitoron punën e Kuvendit, tha se arsyeja më e shpeshtë për mosmbajtjen e seancave ndërlidhet me mungesën e kuorumit. Por, ka nënvizuar ai, edhe në aspektin organizativ, “Kryesia e Kuvendit ka dështuar”.
“Përveç që nuk ka pasur mbarëvajtje të rregullt të seancave plenare, shpesh herë ka pasur thirrje të seancave të jashtëzakonshme të cilat në një formë e kanë ngadalësuar edhe komplet punën e Kuvendit dhe procesin e miratimit të ligjeve. Por, edhe më shqetësues është fakti kur flasim për mbikëqyrjen, zbatimin e ligjeve, meqenëse asnjë raport i asnjë komisioni parlamentar, nuk ka arritur të miratohet në seanca plenare sa i përket mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve”, tha Murati.
Ai tha se deklarimet se Kosova ka ligje të mira, por që zbatimi i tyre nuk po ndodh, për institucionet dhe vetë deputetët, duket se nuk përbën ndonjë shqetësim apo problem.
“Një problematikë e tillë nuk po shihet se është marrë seriozisht nga ana e deputetëve edhe pse edhe këtë herë nuk ka veprime konkret as nga komisionet parlamentare, por as nga Kryesia e Kuvendit për t’i dhënë fund edhe këtij pasiviteti në monitorimin e zbatimit të ligjeve”.
“E keqja është se ka një trend të rënies në numra. Nëse në vitin 2015 kanë qenë në monitorim 16 ligje, në vitin 2018 ka qenë vetëm një i përfunduar, ndërsa në vitin 2019 ende nuk kemi asnjë raport të miratuar nga Kuvendi i Kosovës sa i takon monitorimit të zbatimit të ligjeve”, tha Murati.
Ai tha se e gjithë agjenda e Kuvendit të Kosovës është dominuar nga zhvillimet politike dhe çështjet si dialogu politik midis Kosovës dhe Serbisë dhe taksa doganore e vendosur ndaj prodhimeve nga Serbia. Këto dy çështje, thotë ai, edhe më tej po e mbajnë pezull Kuvendin dhe vetë koalicionin qeverisës.
Edhe Riccardo Serri, shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe të Integrimit Evropian në Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në një takim me anëtarët e Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, kishte deklaruar se Kuvendi i Kosovës në muajt e fundit ka pasur disa pengesa në realizimin e punës dhe planeve.
“Ne duhet të theksojmë faktin se situata në Kuvend është shumë e polarizuar. Ka disa probleme sa i përket funksionimit të Kuvendit. Shpesh ka mungesë të kuorumit, shpesh ka vonesa në hartimin e legjislacionit, shpesh ka mungesë të strukturës dhe organizimit kur bëhet fjalë për shembull në thirrjen e seanca plenare”.
“Kuvendi nuk është mbledhur që një kohë të gjatë. Prandaj, të gjitha këto që theksuam ndikojnë në produktivitetin e Kuvendit dhe nëse mund të them, ndikojnë edhe te qytetarët e Kosovës në përgjithësi sepse kjo është kruciale puna normale e Kuvendit”, deklaroi Serri.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, i cili në Kuvend aktualisht vepron pa grup parlamentar, tha për Radion Evropa e Lirë, se menaxhimi jo i duhur i punës ka ndikuar që shumëçka brenda këtij institucioni të mos funksionojë siç duhet.
“Pikës së pari këtu kemi të bëjmë me menaxhimin e Kuvendit, nga ana e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe mosrespektimin e Rregullores së Punës nga kryetari i Kuvendit. Menaxhimi i keq i Kuvendit e ka degraduar thellësisht punën e Kuvendi të Kosovës. E dyta ka të bëjë edhe me polarizimin politik i cili është normal në një vend demokratik ku ka papajtueshmëri për ecje përpara dhe këtu mazhoranca nuk ka treguar dëgjueshmëri për kërkesat e opozitë”, tha Deda.
Partitë politike opozitare në Kuvendin e Kosovës konsiderojnë se mungesa e shumicës parlamentare dhe e legjitimitetit për të udhëhequr me institucione, e ka pamundësuar funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës.
Ka më gjatë se një vit që në Kuvend, koalicioni qeverisës nuk e kishte shumicën e votave për vendimmarrje, por njëkohësisht edhe opozita nuk e kishte numrin e mjaftueshëm të votave për ta sfiduar Qeverinë. Një gjendje e tillë në Kuvend ekziston që nga momenti kurLista Serbe, e cila ka përfaqësim në Qeveri, por në Kuvend kaloi opozitë më vete.
Kuvendi i Kosovës deri tash nga seancat e mbajtura, nga 143 ligje të parapara në plan, ka miratuar vetëm 27 prej tyre. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova