LAJMI I FUNDIT:

Goditen katër banda shqiptare në Itali që grabisnin banesat

Goditen katër banda shqiptare në Itali që grabisnin banesat

Policia italiane ka goditur katër banda shqiptare, të cilat akuzohen për 57 grabitje.

Gjatë aksionit policor, kanë rënë në pranga 17 anëtarë të këtyre bandave, të cilët kishin plaçkitur 23 banesa në Milano, 17 në Varese, 8 në Como, 4 në Cremona, 3 në Leçe dhe 1 në Brianza e Brescia.


Mediat italiane kanë publikuar pamjet e grabitjeve, ndërsa në një rast shqiptarët u janë përgjigjur me zjarr efektivëve të policisë, të cilët i kishin pikasur dhe iu kishin bërë thirrje të dorëzoheshin.

Sipas policisë fqinje, të katër bandat bashkëpunonin me njëra-tjetrën, ndërsa shqiptarët ishin bërë gati të ktheheshin në atdhe.

Gjatë kontrollit, atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy makina, radio dhe 2200 euro./mapo

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori