LAJMI I FUNDIT:

Spinaqi i pjekur në furrë!

Spinaqi i pjekur në furrë!

Një recetë ku shija dhe vlerat ushqyese janë bërë bashkë

Nevojiten:

– ½ kg spinaq;
– 1 – 3 tufa qepë të reja;
– 200 ml qumësht;
– 1 lugë ajkë e thartë;
– 200 gr djathë;
– 3 – 4 thelpinj hudhre;
– 3 vezë;
– vaj;
– kripë;
– piper;
– erëza;
– pak kaçkavall.


Përgatitja:

Në vaj fërgoni qepën e re të grirë dhe shtoni thelpinjtë e grirë të hudhrës dhe spinaqin e grirë. Fërgoni derisa të avullojë lëngu.

Hiqeni nga shporeti dhe shtoi pak erëza, kripë dhe piper. Djathin thërrmojeni me pirunë dhe shtoni ajkën dhe qumështin.

Kur spinaqi pak të ftohet shtoni djathin me vezë dhe përzieni.

Tavën lyeni me vaj dhe pastaj qiteni spinaqin.

Qitni kaçkavallin e grirë në rende dhe piqen rreth35 minuta në 200 gradë Celsius, nëse ka nevojë edhe më gjatë derisa të avullojë lëngu.

Para se të piqet në mes qiteni një vezë!

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara

Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara

Në çdo kohë
Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Nga duart tua
Kalo në kategori