LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Ligjet në Maqedoni nuk vlejnë për pushtetin

OBRM-PDUKM: Ligjet në Maqedoni nuk vlejnë për pushtetin

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “Zoran Zaevi është koka e oktapodit kriminal. Zoran Zaev e la në liri Zhan Zhelezarski, i cili në vend se të jetë në burg ai bën haraç, kërcënohet dhe rreh njerëz në Koçan”.

Sipas tyre, Zaev solli liri për kriminelët dhe frikë te qytetarët dhe se njerëzit e pafajshëm i durojnë bandat kriminale të Zaevit dhe terrorit të tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e stimulon krimin. Vrasësi i Martin Neshkovskit është në liri, në liri janë edhe dy vrasësit nga Haraçina që vranë tre fëmijë, kurse në burg janë qytetarë për kundërvajtje kur nuk kanë para ta paguajnë dënimin”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.


OBRM-PDUKM thotë se vrasësit e ‘Monstrës’ janë në liri ndërsa patriotët në burg, kurse Zoran Zaev po luan me fatin e familjeve.

“Ligjet në Maqedoni nuk vlejnë për pushtetin. Nuk ka asnjë rast për Dragi Rashkovskin, për të cilin ka dyshime se ka kryer krim, ndërsa në stacion policor thirrin dhe malltretojnë gazetarë, që kanë publikuar informacione”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare maqedonase.

Ata shtojnë se nuk ka procedurë as për Katica Janevën ndërsa Zoran Zaev është ende kryeministër edhe pse në video incizim kërkon ryshfet.

“Kaosi që LSDM e solli duhet të ndalojë. Maqedonia meriton drejtësi. Qytetarët presin drejtësi. Nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe Prokurori Publike që do të jetë e pavarur financiarisht”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Blinera Mehmeti
Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Shëndetësi
Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Lajme
Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Lajme
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

Lajme
Kalo në kategori