LAJMI I FUNDIT:

Leci: Agresiviteti ndaj Hardinajt në Prishtinë e Beograd, tregon shenja të mira se vendi po shkon në drejtimin e duhur

Leci: Agresiviteti ndaj Hardinajt në Prishtinë e Beograd, tregon shenja të mira se vendi po shkon në drejtimin e duhur

Pas dorëheqjes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, ka pasur reagime pro dhe kundër tij.

Për këtë ka reaguar sekretari ekzekutiv i AAK-së, Lulzim Leci.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Leci ka thënë  ‘agresiviteti në Beograd dhe nervozizmi nga adresa të caktuara në Prishtinë – sinjale të mira’.


“Agresiviteti i rritur tejmase në Beograd kundër Ramush Haradinajt si dhe doza e lartë e nervozes nga adresa të caktuara individuale në Prishtinë e Tiranë, janë shenja të mira që vendi po shkon në drejtimin e duhur”, ka thënë Leci.

Ai ka përmendur të arriturat e Qeverisë Haradinaj, gjatë mandatit si kryeministër.

Haradinaj: Nuk dhashë dorëheqje, më “shkarkoi” ftesa e Gjykatës Speciale
Lexo po ashtu Haradinaj: Nuk dhashë dorëheqje, më “shkarkoi” ftesa e Gjykatës Speciale

“Ushtria u bë; Taksa ndaj produkteve serbe vazhdon; Trepça gati për investime; Kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë; Ditëve në vijim, bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha”, ka shkruar Leci në Facebook.

Kujtojmë se lideri i AKK-së Ramush Haradinaj ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryeministër i vendit.

Haradinaj ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur ftesa nga Gjykata Speciale.

Ai para mediave ka thënë se dorëheqje ka dhënë për ta ruajtur nderin e Kosovës, dhe për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori