Mbingarkesa e kryeqytetit me ndërtesa shumëkatëshe e me hapësira tejet të vogla, e ndonjëherë inekzistente mes tyre, ka bërë që Prishtina të shndërrohet në qytetin e pluhurit dhe betonit.
Arkitektët e edhe qytetarët ankohen dhe fajësojnë komunën por vazhdojnë të blejnë objekte, ndërsa në Komunë nuk japin përgjigje.
Në lagjet e vjetra si Ulpiana dhe Dardania, ndodhen edhe parqet, porse e njëjta nuk po ndodh në lagjen Mati 1, ku ndonëse ndërtimet nuk kanë të ndalur, nuk po përfillen kriteret për gjelbërimin, e të cilat janë të përcaktuara sipas ligjit varësisht nga zona se ku ndodhet objekti. Vetëm në lagjen e Matit, koeficienti i gjelbërimit sillet prej 0.1 deri në 0.4 përqind.
Pasojat e mungesës së hapësirave gjelbëruese më së shumti po i vuajnë fëmijët të cilët nuk kanë se ku të kalojnë kohën e lirë, ndërsa më të moshuarit ankohen edhe për infrastrukturën e dobët në këtë pjesë të qytetit.
Arkitekti Arbër Sadiku, thotë se ky kaos që ka kapluar këtë zonë, vjen kryesisht si rezultat i inspektimit të dobët të ndërtimeve.
Ai vlerëson se koeficienti për gjelbërim duhet të jetë minimalisht 0.5, ku gjysma e hapësirës (shputës) do të ishte ndërtim, e gjysma hapësirë gjelbëruese.
Sadiku thekson se edhe ato pak hapësira të parapara për shfrytëzim të përbashkët nga ana e banorëve që jetojnë në ato banesa, prona e përbashkët po shfrytëzohet vetëm nga disa persona të cilët po zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor.
“Problemi më i madh tek mungesa e hapësirave gjelbëruese është tek inspektimi i ndërtimeve, tek të cilat, edhe ai pak koeficient që parashihet në plane dhe që në dorëzimin e dokumentacionit për leje ndërtimore, detyrimisht duhet të qëndrojë në projekt si hapësirë gjelbëruese, gjatë realizimit ai zhduket. Shumicën e rasteve, ose shndërrohet në parking shtesë për shkak se i mungon një sasi e madhe e parkingjeve, ose uzurpohet prej lokaleve të përdhesës, ose prej kujtdo qoftë që ka pronën e vet në atë ndërtesë në katin përdhesë. Që është një abuzim i pastër, ku pronarët e lokaleve të përdheses, konsiderojnë se hapësira para lokalit të tyre i takon atyre. 2:07 Kjo duhet të rregullohet prej organeve komunale që të mos lejohet një abuzim i tillë”, thotë ai.
Ai vlerëson se as planet nuk janë të hartuara mirë. Thotë se ka një interes të madh për të ekzagjeruar koeficientin e ndërtimit, duke e lënë anash koeficientin e gjelbërimit.
Sipas tij, më e pakta që mund të bëhet është respektimi i koeficienteve ekzistues, ose ndryshe thotë se duhet të bëhet revidimi i planeve.
“Po ta shohësh Matin, koeficienti i gjelbërimit sillet prej 0.1 deri në 0.4, që është tmerrësisht i vogël. 0.1 do të thotë 1/10 e parcelës duhet me qenë gjelbërim, minimalisht, ish dashtë me qenë 0.5, gjysma me qenë shputë ndërtimore, gjysma me qenë gjelbërim. Nonsensi më i madh se në pjesën ku parashihen ndërtesa të larta deri në 6 kate, aty koeficienti është 0.1, ndërsa logjika e thotë të kundërtën… 6:10 Mbi të gjitha, ligji e parasheh revidimin e planeve rregullative, i cili nuk është bërë kurrë”, shpjegon Sadiku.
Sipas Sadikut, është e domosdoshme një qytetari më aktive për të luftuar për një hapësirë të përbashkët publike.
“Mendoj që në luftën për hapësirën publike duhet të kyçen krejt. Një dozë të madhe të lëshimeve e ka autoriteti që në këtë rast është komuna e Prishtinës, mirëpo nuk duhet lënë vetëm në dorë të institucionit, por duhet të jenë më luftarak edhe komuniteti i cili jeton aty, në mënyrë që hapësirat e përbashkëta të jenë mirëfilli të përbashkëta, jo vetëm të qëndrojnë në letra si të përbashkëta dhe n praktikë të përdorën prej më të fortit, themi kështu me terma të përditshëm”, shprehet ai.
Për qytetarin Murtez Hasani, mungesa e gjelbërimit dhe pluhuri i shumtë po e bëjnë të vështirë jetën në kryeqytet.
Ai thotë se kanë probleme edhe me trotuaret.
“Më dobët nuk ka. Marum. A po e sheh? Këqyri trotuaret, a mund të ecë njeriu këtej, duhet me dal andej. Hajde ne të mëdhenjtë mundemi me dalë disi, po dikush me fëmijë? U mbush këtu, plot u mbush. Këtu veç zori se nuk jetohet këtu”, thotë ai.
Edhe Arzie Aliu thotë se u mungojnë shumë hapësirat gjelbëruese.
Ajo shprehet e pakënaqur edhe me infrastrukturën e lagjes ku jeton, pasi thotë se edhe kur po intervenohet aty, rrugët po dëmtohen nga ndërtimet tjera.
“Po më dhimbsen fëmijët, të rinjtë. Normal edhe ne të moshuarit kemi nevojë për gjelbërim, me dalë me pushu diku, por nuk ke ku me dal… Tërë ditën tu këqyr në telefon, krejt ato gjeste të telefonit tu i përdorë fëmija në shtëpi”, shprehet.
Kurse Azem Rrahmani thotë se Lagjja e Matit është me më së paku gjelbërim.
“Kjo është shumë mungesë sidomos për fëmijët, për ajër, për çdo gjë. Me letra po thonë 60 %, po ku është 60 %. Qe ku e ke këtë objektin këtu afër, ndoshta nuk është mirë me thënë me emër e sene por ku i ka ky objekt 60 %. Nuk ka kërkund në Kosovë 60 %, sidomos në lagjen e Matit”, thotë ai.
Përkundër insistimit të KosovaPress-it, komuna e Prishtinës nuk ka pranuar të deklarohet lidhur me këtë temë. Madje zyrtarja për infomrim në këtë institucion, Miranda Mullafazliu për disa ditë me radhë ka kërkuar që t’i kenë pyetjet për këtë çështje, edhe pse u është treguar tema.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite