Pothuajse një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, KQZ ka shpallur rezultatin përfundimtar të tyre. 4 anëtarë të KQZ votuan pro ndërsa 1 kundër. Vota kundër ishte ajo e kryetarit Klement Zguri.
Pak para shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, kryetari i KQZ, Klement Zguri shpjegoi votën kundër në këtë votim përfundimtar për procesin e 30 qershorit.
Klement Zguri u shpreh se zgjedhjet u shoqëruan me një konflikt të madh politik, i cili sipas tij do të vazhdojë dhe më tej.
Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve kritikoi dhe punën e KQZ gjatë këtij procesi, e cila, sipas tij kishte një performancë të dobët dhe disa vendime i mori të njëanshme dhe në arbitraritet
“Këto zgjedhje janë shoqëruar nga një konflikt i madh politik. Mosmarrëveshjet do të vazhdojnë dhe pasi të miratojmë rezultatin e procesit zgjedhor. Besoj se konflikti do të vazhdojë dhe me gjatë. Përmes votës tonë kemi vënë dhe një notë për sjelljen e KQZ dhe performancës së saj. Besoj se KQZ mes transparencës dhe kamuflimit, ndërmjet neutralitetit dhe njëanshmërisë, ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq KQZ zgjodhi të dytën. Vota për këtë proces sigurisht që ngelet votë dhe për KQZ, me keqardhje them që për shkak të një performancës e kam të pamundur të japë një notë kaluese. Do të votoj kundër. Dua që kjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen”, u shpreh Klement Zguri në mbledhjen për shpalljen e rezultatit.
Mbledhja për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve lokale u thërrit nga zv/kryetari Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City