LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Opozita të bashkëpunojë me faktorët politik për ligjin për Prokurorinë

Ahmeti: Opozita të bashkëpunojë me faktorët politik për ligjin për Prokurorinë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit me Philip Reeker, i rekomandoi opozitës se duhet të bashkëpunojë me të gjithë faktorët politikë në vend, si dhe me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të sjellë një ligj i ri për Prokurorinë.

“Ne diskutuam më shumë pyetje rreth përpjekjeve tona për sundimin e ligjit në vendin tonë. Ne gjithashtu folëm për ligjin për Prokurorinë Publike, për arritjen e rezultateve në reforma, veçanërisht në gjyqësor, si dhe për përparim të mëtejshëm në marrëdhëniet me fqinjët. Prandaj, nevojitet një komunikim më i mirë dhe më i fortë. Bashkësia ndërkombëtare, si një partner strategjik i vendit, bën thirrje për miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike sa më shpejt të jetë e mundur. Sa i përket opozitës, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se duhet të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë me forcat politike në vend, si dhe me bashkësinë ndërkombëtare, sepse çështjet janë të ndërlidhura”, tha Ahmeti pas takimit me Reeker./Telegrafi/