LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje, reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës së kryeministrit

Hoti: Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje, reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës së kryeministrit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar mbledhjen e sotme të Qeverisë në dorëheqje. 

Hoti ka thënë se mbledhja e sotme e Qeverisë reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të kryeministrit në dorëheqje dhe mega Qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeministra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësministra e qindra këshilltarë.

Ai ka shtuar se kjo nuk është diçka e re, madje ai ka numëruar disa vendime të Qeverisë që sipas tij janë të kundërligjshme dhe kundër-kushtetuese, transmeton Telegrafi.


“Falja e 50 milionë euro prodhuesve të ujit. Ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ. Urdhërimi i prokurorit si të veprojë në një rast hetimor. Shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrjeve Publike që i përgjigjen Kuvendit. Shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Vendimi, e më vonë tërheqja, për shpronësim të një objekti privat. Dhënia e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Në fund, ai ka shtuar se lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë, dhe se riparimi i dëmeve do të marrë kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori