Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ndaj ftesës së kryeministrit në dorëheqje për mbledhjen e qeverisë, si dhe ndaj çdo vendimi të rëndësishëm që potencialisht mund të votohet nga kjo qeveri.
Sipas tyre, presidenti urgjentisht duhet të veprojë për të përmbushur obligimet kushtetuese drejt zgjidhjes së situatës.
“Qeveria në largim është pa legjitimitet të shtyjë përpara programin qeverisës, Presidenti urgjentisht duhet të veprojë për të përmbushur obligimet kushtetuese drejtë zgjidhjes së situatës. Ne – organizatat e shoqërisë civile – reagojmë fuqishëm ndaj ftesës së ish-Kryeministrit Haradinaj për mbledhje të Qeverisë së dorëhequr si dhe ndaj çdo vendimi të rëndësishëm që potencialisht mund të votohet nga Qeveria e dorëhequr”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, tutje në njoftim shtohet se qeveria në dorëheqje assesi nuk ka mandat qeverisës, që të vazhdojë me zbatimin e politikave të saj, sikurse ka paralajmëruar pikat për mbledhjen e radhës.
“Qeveria e dorëhequr prej datës 19 korrik 2019, nuk ka legjitimitet për të vazhduar me zbatimin e planit të saj qeverisës, dhe çdo tentim që gjatë kësaj kohe të merren vendime të rëndësishme, sepse bien në kundërshtim me parimet bazë të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë. Ftojmë ish-kryeministrin dhe Qeverinë në dorëheqje që deri në zgjedhjen e qeverisë së re, të kujdesen vetëm në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të domosdoshme për ta mbajtur funksionale administratën shtetërore, për të parandaluar vakumin institucional. Qeveria në dorëheqje assesi nuk ka mandat qeverisës, që të vazhdojë me zbatimin e politikave të saj, sikurse ka paralajmëruar pikat për mbledhjen e radhës së Qeverisë, sikurse të mos kishte ndodhur asgjë”, citohet në njoftimin e tyre.
Organizatat e shoqërisë civile po ashtu kanë bërë thirrje tek Prokuroria e Shtetit që të reagojë nëse ndërmerren veprime për nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme ndaj secilit zyrtarë të lartë shtetërorë.
“Në këtë situatë në të cilën gjendet vendi, ne – organizatat e shoqërisë civile – kërkojmë nga Qeveria e dorëhequr që mos të ndërmerr asnjë veprim për nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme, në të kundërtën për secilin vendim të dyshimtë, Prokurori i Shtetit duhet të veprojë në drejtim të ndjekjes të secilit zyrtarë të lartë shtetërorë, duke filluar prej Kryeministrit deri tek të gjithë Kabineti i Ministrave dhe zyrtarëve të tjerë publikë, të cilët e shfrytëzojnë situatën e krijuar për të marrë vendime të rëndësishme, të cilat mund të merren vetëm nga një qeveri legjitime”.
Ata po ashtu i kanë bërë thirrje edhe presidentit Thaçi të mos humb kohë, por të ndërmerr masa urgjente që në konsultim me partitë politike të shkojnë në drejtim të zgjidhjes për zgjedhjes e institucioneve legjitime.
“Ne – organizatat e shoqërisë civile – i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që në kuptim të përmbushjes së obligimeve kushtetuese drejt garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë, mos të humb kohë, por të ndërmerr masat urgjente që në konsultim me partitë politike të shkojnë në drejtim të zgjidhjes për zgjedhjen e institucioneve legjitime”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e organizatave të shoqërisë civile.
Reagimi është mbështetur nga:
Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD
Instituti për Zhvillimin e Politikave – INDEP
Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane – EPIK
Iniciativa për Progres – INPO. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A