LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Romës që do të synonte titullin e Serie A

Formacioni i mundshëm i Romës që do të synonte titullin e Serie A

Trajneri i ri i Romës, Paulo Fonseca po ndërton një ekip që mund ta kërcënonte Juventusin, Interin dhe Napolin, të cilët do të jenë favoritë kryesor për titullin e Serie A.

Fonseca mbërriti në Romë nga Shakhtar i Ukrainës, me të cilin fitoi tri kurora të ligës dhe një Superkupë.

Para se të shkonte në Donetsk, ai ishte trajner edhe i Portos, Pacos Ferreira dhe Bragës në Portugali.


Paulo Fonseca (Foto: AS Roma/Twitter)

Klubi italian deri më tani ka transferuar portierin, Pau Lopez nga Real Betisi (24 milionë euro), mbrojtësi i majtë, Leonardo Spinazzola nga Juventus (30 milionë euro), mesfushori mbrojtës, Amadou Diawara nga Napoli (22 milionë euro), mbrojtësi Gianluca Mancini nga Atalanta (huazim me detyrim blerje) dhe Jordan Veretout mesfushori krijues i Fiorentina (huazim me detyrim blerje).

Ndërkohë, italianët kanë humbur shërbimet e Kostas Manolas (Napoli), Stephan El Sharawi (Tianjin), Ivan Marcano (Porto) dhe Luka Pellegrini (Juventus). Në derën e daljes është edhe Edin Dzeko, i cili për një kohë ka qenë i lidhur me transferimin në Inter. Nga ana tjetër, Roma dëshiron të sjellë dy ose tre nënshkrime duke përfshirë Gonzalo Higuain e Juventusit, Suson e Milanit, Leaon e Lilles, Politanon nga Inter dhe Alderweireld e Tottenhamit.

Ndryshe, trajneri kishte premtuar se nëse do të triumfojë kundër Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve, do të vishet si Zorro, të cilën gjë e kishte bërë gjatë konferencës për shtyp pas triumfit ndaj anglezëve. /Telegrafi/