LAJMI I FUNDIT:

BE pret propozimet e Johnson, kryeministrit të ri britanik

BE pret propozimet e Johnson, kryeministrit të ri britanik

Kryeministri i ri i Britanisё sё Madhe Boris Johnson do tё realizojё daljen nga BE mё 31 tetor pavarёsisht se ҁ’kosto mund tё ketё kjo. BE-ja ёshtё nё pritje, por e pёrjashton rinegociimin e marёveshjes pёr Brexit.

Kryeminisri i ri i Britanisё sё Madhe Boris Johnson para zjgedhjes sё tij u ka dhёnё njё premtim tё qartё anёtarёve konservatorё tё partisё: “Pas tre vjetёsh dhe dy afateve tё djegura ne duhet tё dalim nga BE mё 31 tetor e kёtё do ta bёjmё me njё marrëveshje mё tё mirё se sa ai qё u rrёzua tri herё nё parlament”, ka deklaruar vazhdimisht Johnson nё luftёn e brendshme elektorale brenda partisё sё vet. “Nёse ne vazhdojmё t’i shtyjmё tё gjitha, atёherё ne do tё shkёrmoqemi”.

Paraardhёsja e tij Theresa May e pati shtyrё dy herё datёn e daljes nga BE, pёr ta bindur parlamentin nё Londёr pёr marrёveshjen e saj me BE-nё pёr daljen. Ajo dёshtoi. Kjo bёri qё tani Boris Johnson tё hyjё nё Downing Street.


Ai premton rinegociimin e marrёveshjes sё Brexit me BE-nё dhe ndёr tё tjera t’i verё kryqin ‘backstop’.

Ky ёshtё sigurimi, qё mes vendit anёtar tё BE-sё, Irlandёs dhe provincёs britanike tё Irlandёs sё Veriut nё ishullin irlandez tё mos ketё kufi tё ashpёr.

Pёr kёtё duhet qё Britania e Madhe pёrkohёsisht tё vazhdojё tё qëndrojё nё unionin doganor me BE-nё.
Rinegociim?

Kancelarja Angela Merkel si shumё politikanё drejtues nё BE i ka pёrjashtuar bisedimet e reja pёr marrёveshjen e Brexit-it.

“Marrёveshja e daljes ёshtё negociuar me shumё kujdes. ‘Backstop’ ёshtё vetёm shprehje, qё nuk jep zgjidhje pёr fundin e tregut tё brendshёm nё Irlandёn e Veriut dhe marrёveshjen e sё Premtes sё Madhe, qё e pёrjashton vendosjen e kufirit”, tha Angela Merkel.

Natyrisht qё do tё duhet mё tej tё negociohet pёr raportin e ardhshёm tё Britanisё sё Madhe pas Brexit-it, por jo tani.

Michel Barnier, kryenegociaotri i BE-sё, i ofroi Johnson-it nё njё mesazh urimi nё tweeter, qё tё pёrmirёsohet sёrish raporti me BE-nё.

Ai ofron po ashtu, se do ta ndihmojё Johnsonin, qё ta kalojё nё parlament nё Londёr marrёveshjen e vёrtetё tё daljes. Por ndryshime nuk mund tё bёhen mё.

Por Boris Johnson, “mund tё pёrfytyrojё edhe njё dalje pa marrëveshje”.

“Unё mendoj, se ne duhet ta shohim mjaft pozitivsht Brexit-in dhe nuk kemi frikё nga njё dalje pa marrёveshje. Ne nuk duhet tё kemi frikё nga njё Brexit nёn kushtet e Organizatёs Botёrore tё Tregtisё. Ne do tё kujdesemi pёr bujqit tanё dhe subvencionet. Ne do tё garantojmё, qё tё vazhdojё tё funksionojё zinxhiri i furnizimeve”.

Por se si do tё funksionojё kjo, kёtё Boris Johnson nuk e ka bёrё tё qartё para se tё zgjidhej.

BE pёrjashton rinegociimin

Presidentja e re e Komisionit tё BE-sё, Ursula von der Leyen, ditën e parë të fillimit zyrtarisht tё punёs tё sё cilёs pёrkon me Brexit-in, ende ёshtё e tёrhequr.

Gjatё njё vizite nё Strasburg para zgjedhjes sё saj, ajo tha, se marrёveshja e daljes nuk mund tё negociohet mё.

Tё martёn (23.07) von der Leyen nё kuadёr tё vizitёs nё Paris u shpreh, se gёzohet pёr njё bashkёpunim konstruktiv me Boris Johnson: “Nuk ka rregull tё artё: Unё do tё bashkёpunoj me secilin kryetar shteti dhe qeverie”. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori