LAJMI I FUNDIT:

Bikini nga pambuku të punuara me dorë, biznes i veçantë i Drita Oshlanit

Bikini nga pambuku të punuara me dorë, biznes i veçantë i Drita Oshlanit

Qepja është një zanat, që ishte prezent vazhdimisht, qysh nga koha e fëmijërisë për Drita Oshlanin.

Për shumë kohë ajo ka mësuar atë nga nëna e saj, pa e ditur që një ditë do të kërkohet kaq shumë puna e dorës.

Bikinet janë ato që e kanë tërhequr vëmendjen e Drita Oshlani, e cila ka qepur një numër të madh të tyre.


Ajo ka thënë se këtë punë e ka nisur krejt rastësisht, dhe bikinit e para i kishte qepur për vajzën e saj.

“Me punë dore jam marrë qysh në moshën 10-11 vjeçare. Me këto veshje është viti i tretë që merrem. Me bikini kam filluar të merrem kur vajza më ka kërkuar t’ia qep një palë. Ato dolën mirë dhe përmes instagramit kërkesat janë shtuar shumë”, tregon historinë për RTV Dukagjinin, Drita Oshlani.

Sezona e verës sjellë edhe sezonin e bikineve, të cilat kërkohen mjaftë shumë nga femrat.

Drita ka thënë se shumica prej tyre janë të personalizuara.

“Disa nga klientët mi dërgojnë modelet për t’i punuar të ngjashme dhe ne e realizojmë atë punë. Ka edhe prej të gatshmeve që unë i punojë e pastaj kujt i pëlqejnë i marrin. Mund të bëjmë edhe ndryshime, varet çfarë u pëlqejnë”, thotë Drita Oshlani, përcjell Telegrafi.

Është një punë që kërkon shumë përkushtim, pasi që puna me grep punohet me detaje.

Por Drita ka thënë se i punon me shumë dashuri, pasi që sa herë I qep ato, ndjen nostalgji për kohën e atëhershme.

“Një palë me marrin kohë deri në tri ditë. Mendoj se ajo është ndër arsyet pse produkti del i mirë”, shtoi  Drita Oshlani.

Pas shumë vitesh , ajo edhe e ka krijuar atelen e saj , ku nuk do të mërziteshe edhe po të rrije gjithë ditën.

“Produktet janë 100% nga pambuku. Me penj tjerë nuk punoj”, shprehet më tej Drita Oshlani.

Me grep e pambuk, ajo kalon kohën më të madhe të saj.  Drita Oshlani ka thënë se puna me dorë do t’i mbetet një pasion i përhershëm i saj./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Shtatzëna
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’

Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’

Femra
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Keshilla Modë
Kalo në kategori