LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj uron Boris Johnson për zgjedhjen si kryeministër i Britanisë

Haradinaj uron Boris Johnson për zgjedhjen si kryeministër i Britanisë

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradianaj, ka uruar kryeministrin e zgjedhur të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se rikonfirmon vullnetin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për thellimin e miqësisë dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, transmeton Telegrafi.

Tutje ai ka pohuar se ka punuar së bashku me Britaninë e Madhe, si aleate strategjike e Kosovës, në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit tonë dhe nën lidershipin e Kryeministrit Johnson, është i bindur se ky bashkëpunim do të intensifikohet.


Në fund të shkrimit, Haradinaj ka theksuar se beson  fuqishëm se Britania e Madhe do të vazhdojë qasjen e zëshme kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. /Telegrafi/